• Ndihmës banakier/e - VESPER

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2017 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrin e mikëpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; zinxhirin Opa Greek Street Food; Zoi në Paros, Greece; Le District; Vesper the Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë:
Ndihmes Banakier/e

Roli dhe përgjegjësitë;
  • Të njohë mirë gamën e pijeve alkolike dhe jo alkolike;
  • Të përgatisë sipas menusë së caktuar coctails;
  • Prerja dhe përgatitja e garniturave të frutave për pije;
  • Të dijë të përdorë në mënyrën e duhur pajisjet që janë përcaktuar për kryerjen e punës së tij;
  • Të jetë miqësor/e dhe i/e komunikueshëm/e me klientët dhe me kolegët e tij/saj;
  • Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor;
  • Raporton rregullisht në lidhje me ecurinë e punës pranë Përgjegjësit të banakut;
  • Respekton rregulloren përkatëse të shëndetit dhe sigurisë duke kontrolluar herë pas here pijet, që të kene nën kontroll afatin e përdorimit të tyre.
Kualifikimet:
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze;
  • Të dëshmojë kualifikime të ndryshme nëse ka, por nuk janë domosdoshmëri.
  • Të ketë dëshirë për tu rritur profesionalisht.

Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me Revo Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: hr@rhg.al.

Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
 


Apply WhatsApp
Back
Top