• Mongoli, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i IT-së (1 një vend pune)

Mongoli
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
  3. Inxh. Telekomunikacioni
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i IT-së (1 një vend pune) për klientin e saj,
kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i Punës: Mongoli

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe implementimi i infrastrukturës IT dhe ELV për ndërtesa të reja apo sisteme ekzistuese.
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve LAN/WAN, WiFi, telefonisë IP dhe pajisjeve të rrjetit (router, switch, firewall).
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e sistemeve CCTV, alarmeve kundër vjedhjes dhe zjarrit, sistemeve të kontrollit të qasjes dhe interfonëve.
  • Zbatimi i standardeve të sigurisë kibernetike dhe elektrike për sistemet që operojnë në tension të ulët.
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në pajisje dhe rrjete.
  • Dokumentimi i instalimeve, konfigurimeve dhe ndërhyrjeve teknike.
  • Bashkëpunimi me kontraktorë të jashtëm, ekipet e ndërtimit dhe departamentin e IT-së për integrimin e sistemeve.
  • Ofrimi i trajnimeve teknike për përdoruesit përfundimtarë dhe stafin përkatës.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë së Kompjuterëve, Elektronikës, Telekomunikacionit ose fushë të ngjashme.
  • Së paku 2 vite përvojë pune në IT dhe/ose sisteme ELV
  • Njohuri të thelluara mbi rrjetet kompjuterike, protokollet TCP/IP, VLAN, VPN, VoIP etj.
  • Eksperiencë me sisteme sigurie: CCTV, alarm, kontroll aksesi, interfon, BMS etj.
  • Njohuri të punës me kabllim struktural (UTP, FTP, fibra optike).
  • Aftësi për të lexuar dhe zbatuar projekte teknike dhe planimetrike.
  • Certifikime si Cisco CCNA, CompTIA Network+, ose të ngjashme (përparësi).
  • Aftësi të mira komunikuese dhe punë në ekip.
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top