Menaxhere Shitje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
KËRKOJMË MENAXHERE SHITJESH
Office Paper është në kërkim të një Menaxhere Shitjesh të motivuar, komunikuese dhe me aftësi të mira organizative, për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve të produkteve të letrës dhe kancelarisë.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Gjetja e klientëve të rinj dhe zgjerimi i portofolit të klientëve.
- Prezantimi i produkteve dhe ofertave të kompanisë.
- Negocimi i çmimeve dhe kushteve të shitjes me klientët.
- Ndjekja e porosive dhe e procesit të shitjes deri në përfundim.
- Monitorimi i tregut dhe i konkurrencës.
- Përmbushja e objektivave mujore të shitjeve.
- Përgatitja e raporteve dhe raportimi periodik mbi rezultatet e shitjeve.
- Koordinimi me magazinën dhe departamentet e tjera për realizimin në kohë të porosive.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin e letrës, kancelarisë ose produkteve të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
- Orientim drejt rezultateve dhe përmbushjes së objektivave.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Leje drejtimi kategoria B përbën avantazh.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese + bonuse bazuar në performancë.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Mjedis pune serioz dhe profesional.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
Cel. : 068 607 4827
Apply WhatsApp