• Menaxher Zone Vore-Nikel-Preze

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
CCBS_CocaCola_cover.jpg



Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Manaxher Shitjesh për zonën Vore-Nikel-Preze
Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve për zonën e caktuar gjeografike, zbatimi i strategjive komerçiale duke drejtuar dhe zhvilluar çdo ditë grupin e tij të shitjes. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:


  • Krijon intinerarin e përditshëm në mënyrë logjike për të gjithë grupin në varësi të tij.
  • Siguron shpërndarjen e asortimenteve të CCBS tek të gjithë klientët e mundshëm.
  • Përcakton objektiva SMART dhe në mënyrë efektive delegon detyrat tek anëtarët e grupit.
  • Menaxhon shumëllojshmërinë e pijeve sipas fotos së suksesit për kanal e segment.
  • Siguron që dokumentacioni i duhur është mbledhur/firmosur/përditësuar dhe raportuar në përputhje me rrethanat sipas proçedurave të kompanisë.
  • Zbaton, monitoron dhe menaxhon vendosjen e materialeve promovuese në të gjitha pikat e shitjeve.
  • Zhvillon marrëdhënie të ngushta dhe efektive me klientët, kolegët dhe vartësit e tij /saj.

Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diplomë universitare (përbën avantazh diploma në një nga degët e Fakultetit Ekonomik).
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
  • Aftësi analitike dhe koordinuese.
  • Njohuri të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi excel.
  • Patentë makine tipi B.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen:hr@cocacola.al,brenda datës 08.06.2023



 


Apply WhatsApp
Back
Top