• Menaxher te Pergjithshem Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Iris Cosmetic group kerkon te punesoj ne pozicjonin e Menaxher te Pergjithshem Shitjesh, një person me aftësi shumë të mira analitike në zgjidhjen e problemeve, që ka mendësinë e të mësuarit , që punon në skuadër, i pëlqen të punojë me brande globale dhe lokale, është i gatshëm të zhvillohet në sektorin dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm .

Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:

Arrin objektivat e departamentit përmes planifikimit efektiv, vendosjes së objektivave sfiduese të shitjeve, analizimit të të dhënave mbi performancën e kaluar dhe parashikimit të performancës së ardhshme.
Është përgjegjës për motivimin e skuadrës së shitjeve, përmirësimin e performancës së tyre, si dhe luan rol të rëndësishëm në punësimin dhe trajnimin e anëtarëve të rinj të skuadrës.
Menaxhon buxhetet për të maksimizuar kthimin e investimit (ROI), duke siguruar rritje të vazhdueshme.
Është gjithnjë i përditësuar me të rejat e tregut, si dhe zhvillon marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë aktorët e interesit.
Kërkesat:

Diplomë Bachelor në Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në retail është avantazh).
2-3 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh.
Njohja e mire e gjuhës angleze.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
Njohuri në Microsoft Office Suite.
Dërgoni CV-in tuaj tek a.reci@iriscosmetic.com

Afati i aplikimit: 30.08.2025
 


Apply WhatsApp
Back
Top