• Menaxher Rajonal

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqërite lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
“Menaxher Rajonal"


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhimi i një zone të caktuar dhe i një numri agjentesh Pre-Seller që do të ketë në varësi.
  • Shtrirja në të gjithë klientët e mundshëm, duke mbuluar portofolin/produktet sipas
    kanalit/segmentit, gjen mundësi shumë të mira për vendndodhjen e portofolit të EIG në pikat e
    shitjes.
  • Merr pergjegjësi për situatën aktuale të tregut/territorit dhe të biznesit.
  • Ndan planet/targetet javore ose mujore tek stafi që ka në varësi në bazë të potencialit të klientëve
    për secilën zone.
  • Vendos objektiva SMART dhe delegon në mënyre efektive detyra tek punonjësit.
  • Ndjek proçesin ditor të punës së agjentit.
  • Propozon dhe ndjek programe/projekte/kontrata deri në përfundimin e proçesit, të aplikuara tek
    klientët.
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për
    arritjen e objektivave;
  • Orienton, këshillon, monitoron, motivon dhe vlerëson performancën e agjentëve në varësi të tij.
  • Përgatit raporte periodike , sipas kërkesave nga eprori i drejtëpërdrejtë;
  • Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
  • Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtëpërdrejtë.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet drejtimi ekonomik;
  • Të ketë mbi 5 vite përvojë pune në shitje, mbi 3 vjet në pozicione të ngjashme, avantazh
    ekperienca në industrinë FMCG;
  • Të jetë përdorues shumë i mirë i Paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të spikatura të proçesit dhe dinamikave të shitjes;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe motivimi;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Mënyra e Aplikimit
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën hr@eurolab.com.al deri në datë 15/02/2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.

Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top