• Menaxher Projekti ne Palase - Inxhinier Elektrik

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher Projekti ne Palase-Inxhinier Elektrik.

Detyrat​

Pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshme per fillimin e punes ne objekt sipas listes ne dokumentin ”Procedura Hapje Kantieri”.
 Pergjegjes per pergatitjen dhe kontrollin e vazhdueshem te nje plan buxhet te plote per projektin mbasi ka kontrolluar vizatimet e projektit, specifikimet e tij, kontraten dhe oferten e miratura nga investori / kontraktori.
 Planifikon dhe pergatit planin e punes per projektin ne perputhje me planin e projektit te ndertimit
 Planifikon fuqine punetore me drejtuesin teknik, kombinimi dhe drejtimi i ketij ekipi projekti dhe menaxhimi i ketij grupi ne menyre sa me te disiplinuar.
 Pergjegjes per evidentimin e bazes materiale ne objekt dhe sigurimin e tyre ne bashkepunim me departamentet perkatese.
 Bashkepunon me Inxhinierin e kantierit per te analizuar kerkesat per baze materialesh nese jane ne perputhje me projektin elektrik dhe i dergon ato tek furnitori per porosi. (ky material pergatitet nga ing. i kantierit)
 Monitoron me ing. Kantierit ose Skuadren e Punes ecurine e punimeve ndertimore per kryerjen e punimeve ne kohen perkatese.
 Ne bashkepunim me Inxhinierin e kantierit pergatit dhe propozon tek administratori oferten per kerkesa te projektit per zera te parashikuara ne kontrate.
 Menaxhon korrenspondecen dhe dokumentat e projektit ne perputhje me kontraten ose sipas praktikave te kompanise.
 Kujdeset qe te gjitha materialet sensitive te jene edhe ne folderin elektronik (share), sipas struktures te organizimit te tyre te miratuar
 Monitoron ecurine e punonjesve te objektit dhe eshte ne dijeni per prezencen e tyre ne pune. Pergatit ne kohe timesheet (koheshenues) per projektet e ngarkuara dhe dorezon sipas afatit te paracaktuar ato prane drejtuesit teknike.
 Negocion dhe zgjidhe kerkesat e klientit.
 Asiston kostoistin me informacione teknike qe sherbejne per menaxhimin e aspektit financiar te projektit.
 Perfaqeson kompanine ne takime nga investitori/kontraktori lidhur me projektin.
 Supervizon dhe monitoron ing. Kantierit / Skuader e punes per projektet qe eshte pergjegjes.
 Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortesuar me departamentin e Finances dhe te dorezoje ne kohe dokumentacion e kerkuar per te mundesuar faturimin mujor.
 Pergatit dhe dorezon te gjithe dokumentacionin per procedurat e mbylljes se projektit sipas kontrates ose sipas kerkesave te investitorit.
 Kryen post analiza per kostot e projektit, per te percaktuar vende me hapsira per permisime ne projekte te tjera dhe i raporton tek administratori dhe tek kostoisti.
 Nuk negocion shtesa kontrate per zera qe nuk jane pjese e kontrates pa miratimin e administratorit.
 Raporton ne menyre direkte tek Administratori i kompanise dhe merr raporte nga inxhinieri i kantierit dhe/ose direkt nga skuadra e punes.

Kualifikimet​

Perdorim te Autocad
 Perdorim te mire te paketes Microsoft Office (Word, Excel)
 Leje Drejtimi Kategoria B
 Te kete njohuri te mira ne gjuhet e huaja anglisht/italisht
 Komunikim profesional me koleget.
 Aftesi per te kryer detyra ne menyre profesionale dhe brenda etikes se punes
 Aftesi per te motivuar veten dhe grupet e punes
 Aftësi superiore deleguese dhe menaxhuese
 Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe menaxhimit të burimeve.

Te kete perfunduar studimet e larta ne Automatizim, Energjitike, Elektrike Etj.
Te disponoje certifikata apo kualifikime te ndryshme
Te kete eksperience ne menaxhimin e nje projekti mbi 3-4 vite.

Shënime​

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.
 


Apply WhatsApp
Back
Top