• Menaxher Projekti | Balfin DEVELOPMENT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxher Projekti është pergjegjës për udhëheqjen, zhvillimin dhe menaxhimin e çdo aspekti të nevojshëm të një Projekti në një Investim Ndërtimor. Ai mbulon të gjithë disiplinën e inicimit, planifikimit, projektimit, zbatimit, menaxhimit të burimeve, finalizimit me qëllimin e përfundimit të projektit duke realizuar objektivat e tij në kohë, dhe brenda planit të biznesit.


Përgjegjësitë kryesore:
  • Merr pjesë në përgatitjen e Planit të Biznesit në rastet kur i kërkohet;
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Projektit për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
  • Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Projektin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të tij;
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
  • Menaxhon aktivitetet e Projektit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
  • Përgatit master planin e aktiviteteve të projektit, duke koordinuar me strukturat e tjera të shoqërisë;
  • Ndjek ecurinë e Master Planit, së bashku me këto struktura, përgjatë ciklit të Projektit duke bërë përditësimin dhe rishikimin e tij në përputhje me ecurinë;
  • Përgatit dhe ndjek buxhetin vjetor të Projektit dhe planin e investimeve;
  • Përgatit planin vjetor, gjashtëmujor dhe tremujor të aktiviteteve;
  • Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
  • Menaxhon riskun;
  • Raporton tek Program Manageri apo CEO sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
  • Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat që do të lidhen brenda Projektit;
  • Menaxhon të gjitha kontratat e lidhura në kuadër të projektit, si kontratat e punimeve ndertimore, të shërbimeve të projektimit dhe supervizionit, të asistencës teknike, dhe shërbime të tjera të përfshira në çdo Projekt;
  • Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarevajtjen e Projektit;
  • Orienton kërkesat dhe grumbullon produktin e realizuar nga personat e strukturave funksionale, të cilat i vendosen në dispozicion për realizimin e Projektit të tij të Investimit;
  • Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
  • Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
  • Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
  • Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për punonjesit e perfshire ne Projekt referuar analizes se vlersimit te suksesit ne rezultatin/objektivat parcial/perfundimtar te tij;
  • Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturave për specialistët e alokuar në funksion të Programit;
  • Jep vlerësim në bazë vjetore pranë Program Managerit për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Projektit;
  • Kontrollon dhe analizon shpenzimet me bazë mujore;
  • Prezanton raportin e Projektit në takimet mujore dhe vjetore sipas kerkesave;
  • Përpilon analiza me bazë javore, mujore, vjetore të raporteve financiare;
  • Garanton dhe merr përgjegjësinë, gjen zgjidhjen ndaj dëmeve, humbjeve, vjedhjeve, abuzimeve;
  • Ndjek ecurinë e shitjeve të projektit;
  • Propozon rritje cmimesh apo ndryshime ne politikat e shitjeve ne momente te caktuara te projektit;
  • Analizon raportet periodike mbi shitjet dhe cmimet e perdorura ne projekt;

Kompentencat e pozicionit:
  • Leadership
  • Mendim Strategjik
  • I/E mprehte ne biznes
  • Zgjidh dhe Analizon probleme/i/e afte të marrë vendime
  • Menaxhim i Performances
  • I orientuar drejt rezultateve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Menaxhim Financiar
Eksperiencat e punës:

Të zotërojë 8-10 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione Drejtuese;

Aftësi të tjera:
  • Të ketë eksperiencë dhe kualifikime në fushën e pasurive të paluajtshme përbën avantazh;
  • Zotëron njohuri të thellë të tregut dhe industrisë respektive;
  • Njohuri shumë të mira në Menaxhim Performance, Koordinim, Trajnim, Menaxhim personeli;
  • Aftësi analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbënte avantazh).
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:

https://balfindevelopment.zohorecru...00002543001/Project-Manager?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 05/11/2024

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top