• Menaxher Prodhimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : Menaxher Prodhimi


Menaxheri i Prodhimit eshte përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave të prodhimit si dhe planifikimin strategjik të investimeve, në përputhje me direktivat e marra, planet dhe strategjinë e miratuar, me qëllimin realizimin në kohë të objektivave të përcaktuara.

Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Krijon dhe zbaton objektivat strategjike për Departamentin e Prodhimit; zhvillon modele të vazhdueshme të akiviteteve operacionale të prodhimit në linjë me buxhetin e përcaktuar; përgatit buxhetin e përgjithshëm për departamentin, ndërsa monitoron shpenzimet për të siguruar respektimin e këtj buxheti.
  • Mbikqyr performancën dhe cilësinë e prodhimit nëpërmjet vendosjes, monitorimit dhe rishikimit të objektivave, duke maksimizuar efiçencën dhe minimizuar skarcot dhe kostot nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe kontrolleve efikase.
  • Sigurohet që aktivitetet e departamentit të prodhimit të plotësojnë dhe të integrohen me kërkesat e kompanisë për menaxhimin e Sistemit të Integruar të Cilësisë, politikat e CCBS dhe normat ndërkombëtare.
  • Siguron përputhshmëri me ligjet, udhëzimet, rregulloret në fuqi dhe marrëdhëniet me organet e kontrollit të shtetit.
  • Menaxhon projektet në prodhim.
  • Drejton dhe koordinon aktivitetet e Departamentit të prodhimit në marrëdhënie me sektorët e tjerë.
  • Siguron funksionimin e grupeve të menaxhimit të ujit, mjedisit e Sigurisë në Punë.
  • Cakton detyra të qarta anëtarëve të grupit në mënyrë që të jetë e qartë se çfarë pritet prej tyre.
  • Udhëzon dhe supervizon punën duke motivuar punonjësit të arrijnë objektivat e caktuara.
  • Vlerëson performancën e grupit përgjegjes të prodhimit në mënyrë periodike.
  • Ndërhyn në rastet kur performance e tyre është nën nivelin e pritshmërive, me objektiv kryesor ndihmesën për tu rikthyer në nivele të pranueshme.
  • Promovon dhe stimulon iniciativat dhe sygjerimet e punonjësve për të vlerësuar dhe njohur kontributin e tyre.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universitare, me profil Inxhinieri.
  • 7-10 vite eksperiencë pune progresive në industri të ngjashme të prodhimit Ushqimor dhe Pijeve, nga të cilat 5 vite në pozicione drejtuese.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, negocjuese dhe menaxhim konflikti.
  • Përvojë të demonstruar në kontrolle financiare operative dhe programe, si dhe njohuri të praktikave të prodhimit, logjistikës, sigurisë dhe cilësisë, blerjes dhe menaxhimit të materialeve.
  • Aftësi kompjuterike dhe e aftë për të mesuar shpejt sisteme të reja për përmirësimin e efiçencës në punë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brënda datës 25/01/2025.
 


Apply WhatsApp
Back
Top