• Menaxher për produktet vullnetare, Dega Sarandë

Sarande
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Finance-Banke | Sigurime
  5. Gazetari | Komunikacion
  6. Inxhinieri
  7. Juridik | Drejtesi
  8. Marketing
  9. Menaxhim Biznesi
  10. Menaxhim strategjik | Drejtues
  11. Sherbim Klienti | Konsulent
  12. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


Menaxher për produktet vullnetare, Dega Sarandë

Roli dhe Përgjegjësitë
:
  • Të njohë mirë produktet që do administrojë dhe të jetë në gjëndje ti prezantojë ato tek klientet.
  • Të dijë të komunikojë dhe të dijë të prezantojë kompaninë që përfaqëson.
  • Të ndërtojë rrjete komunikimi dhe shitjeje.
  • Të evidentojë kompanitë, individët dhe gjithë potencialin njerëzor për të shitur këto produkte.
  • Të jetë i besueshëm dhe të transmetojë besim tek klientët.
  • Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
  • Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi
  • Forma e pagesës që do aplikohet: pagë fikse dhe bonus për shitjet e realizuara.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
  1. Minimuni 3 vjet eksperiencë pune në shitje (brenda dhe jashtë zyre) të produkteve financiare.
  2. Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
  3. Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  4. Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  5. Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  6. Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  7. Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).
Të interesuarit, brenda datës 20.08.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top