• Menaxher Operacional

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Marketing
  3. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përmbledhje e Detyrave të Punës

Menaxheri i Operacioneve të Retailit është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e operacioneve në rrjetin e dyqaneve ekzistuese, si dhe në hapjen apo mbylljen e dyqaneve të reja. Ai/ajo mbikëqyr menaxherët e dyqaneve, trajnimet e stafit, implementimin e proceseve, përcaktimin e orareve dhe treguesve të performancës. Gjithashtu, koordinon kontraktorët dhe bashkëpunon me departamente të tjera si komercial, marketing, financë dhe kujdes ndaj klientit. Roli përfshin planifikim buxhetor, menaxhim të burimeve, propozime për zhvillim dhe zgjerim të rrjetit, si dhe rekomandime për përmirësimin e operacioneve dhe menaxhimin e stafit.

Kualifikimet dhe Kërkesat Kryesore:
  • Diplomë universitare në Financë, Menaxhim Biznesi ose Marketing.
  • 1–3 vite përvojë në pozita të ngjashme.
  • Aftësi të avancuara analitike, strategjike, organizative dhe menaxheriale.
  • Shkathtësi të mira komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Njohuri të avancuara në MS Office.
  • Integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
Kushtet e punës:
  • Orari punë nga e hëna në te premte 08:00 – 16:00, dita e shtunë 08:00 – 13:00
  • Paga për pozicionin 120.000 – 130.000
Te interesuarit te dergojne cv ne adresen Aviola.isufi@ktc.al ose te kontaktojne ne numrin 0694093986
 


Apply WhatsApp
Back
Top