Menaxher Mirembajtie - Profili Elektro-Mekanik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:
Menaxher Mirëmbajtie - profili Elektro-Mekanik
Përshkrim i përgjithshëm
Qëllimi i pozicionit është ruajtja dhe mirefunksionimi i te gjitha sistemeve dhe pajisjeve elektro mekanike me qëllim sigurimin e funksionimit te tyre, ruajtjen e cilësise dhe rritjen e efiçencës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Planifikon mënyrën e realizimit të detyrave që i janë ngarkuar;
- Realizon detyrat e ngarkuara në kohë dhe me cilësi të lartë, komform rregullave dhe procedurave të përcaktuara të kompanisë;
- Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës në punë;
- Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave që i janë ngarkuar dhe i raporton ato tek Drejtroi i menaxhimit te Prones.
- Raporton dhe informon në vazhdimësi tek Drejtrori i menaxhimit te prones, sipas kërkesës së këtij të fundit mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
- Këshillon në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësin e sektorit, lidhur me ndërmarrjen e nismave të ndryshme;
- Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë;
- Ruan konfidencialitetin e të gjitha materialeve të klasifikuara si të tilla;
- Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimmarrjet e drejtorisë;
- Realizon detyra të tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise Megatronike ose Elektrike / Mekanike/
- Të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e Inxhinierisë Elektro Mekaike.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në pozicione të ngjashme.
- Të zotrojë Paketen Office, Autocad dhe programe të tjera të programit Inxhinieik.
- Njohuri të mira në mira në gjuhën Angleze.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 30.10.2019 në adresën email: hr@kodraediellit.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply