• Menaxher Marrje ne sigurim produktet Shëndet, Jetë dhe Pensione, Durrës

Durres
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Finance-Banke | Sigurime
  5. Gazetari | Komunikacion
  6. Inxhinieri
  7. Juridik | Drejtesi
  8. Marketing
  9. Menaxhim Biznesi
  10. Menaxhim strategjik | Drejtues
  11. Sherbim Klienti | Konsulent
  12. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:


Menaxher Marrje ne sigurim produktet Shëndet, Jetë dhe Pensione, Durrës

Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Prezanton, promovon dhe ofron produktet e Sigurimit të Shëndetit, Jetës dhe Pensionit Privat, duke informuar klientët mbi karakteristikat e produkteve, përfitimet, kushtet e sigurimit, si dhe procedurat e anëtarësimit në Fondin e Pensionit SIGAL
  • Identifikon klientët të cilëve u ka përfunduar afati i pagesës së kontributeve për Pensionin Privat dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për njoftimin dhe riaktivizimin e llogarive të tyre në fond.
  • Harton dhe paraqet raporte periodike me shkrim mbi aktivitetin e zhvilluar, rezultatet e arritura dhe problematikat e evidentuara, pranë Drejtorit të Departamentit të Shëndetit, Jetës dhe Pensioneve Private.
  • Dorëzon në kohë evidencat dhe dokumentacionin përkatës për kontratat e lidhura pranë Departamentit të Shëndetit, Jetës dhe Pensioneve Private, duke garantuar saktësinë dhe plotësinë e tyre.
  • Identifikon, monitoron dhe zhvillon kontakte të vazhdueshme në terren me individë dhe subjekte tregtare që paraqesin potencial për sigurim dhe anëtarësim në fondet e pensionit.
  • Zbaton politikat, procedurat dhe udhëzimet e shoqërisë për pranimin në sigurim, duke siguruar realizimin e objektivave të shitjes dhe plotësimin korrekt të dokumentacionit për çdo kontratë të Sigurimit të Shëndetit, Jetës dhe Pensionit
  • Forma e pagesës që do aplikohet: pagë e kënaqshme si dhe bonus për shitjet e realizuara
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë
  2. Eksperiencë punë si menaxher ose drejtues në biznes privat ose në institucione publike, mbi 2 vjet.
  3. Preferohet punësim i mëparshëm në institucione financiare.
  4. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office.
  5. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  6. Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
  7. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.
Të interesuarit, brenda datës 23.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top