• Menaxher Kontrate

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike,
financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat
  • Realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
  • Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
  • Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
  • Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
  • Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
  • Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
  • Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
  • Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë
Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohen deget e inxhinierise dhe ekonomise.
  • Të ketë eksperience pune si menaxher projekti ne sektorin e ndertimit.
  • Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
  • Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office'
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail:hr@agikons.com
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top