Menaxher Kategorie - Klima, Neptun
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Marketing
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Kategorie - Klima
Departmenti: Komercial
Vendodhja: Tiranë
Një menaxher kategorie është përgjegjës për implementimin e strategjisë për të zgjedhur dhe furnizuar kategorinë që menaxhon duke identifikuar shitës global dhe negociuar për kosto efektive.
Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher Kategorie - Klima
Departmenti: Komercial
Vendodhja: Tiranë
Një menaxher kategorie është përgjegjës për implementimin e strategjisë për të zgjedhur dhe furnizuar kategorinë që menaxhon duke identifikuar shitës global dhe negociuar për kosto efektive.
Detyrat
- Përzgjedh dhe zbaton strategjinë për kategorinë që menaxhon sipas politikës së kompanisë.
- Hulumton linjat e produkteve dhe përvetëson njohuritë mbi to.
- Negocion për kosto më të favorshme dhe siguron që furnitorët e Neptun të kenë çmimet më të lira në treg.
- Analizon konkurrencën në treg dhe gamën e produkteve sipas kategorive.
- Është përgjegjës për promocionet e kompanisë në bashkëpunim me furnitorët.
- Zbaton planet e promocioneve në bashkëpunim me departamentin e marketingut dhe shitjes.
- Përgatit planin e punës për kategorinë që menaxhon.
- Siguron vendosjen strategjike të produkteve në ekspozitor.
- Mban përgjegjësi për shitjet dhe fitimin e kategorisë.
- Menaxhon stokun e produkteve.
- Bashkëpunon me furnitorët për të siguruar sasinë e nevojshme të produkteve , planifikimin e shpërndarjes dhe zgjidh problemet me çmimet.
- Negocion për kushtet më të mira për kompaninë bazuar në kriteret e kontratës.
- Zhvillon dhe zbaton plane biznesi për furnitorët dhe vendos objektiva specifike për furnitorët.
- Përmbledh të gjitha kushtet e kontratës dhe ua shpërndan atë palëve të interesuara (p.sh. Departamentit te Logjistikes, Ligjorit, Financës, Marketingut etj.).
- Mban marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive me furnitorët.
- Bën dhe analizon raporte për të vendosur objektiva mbi shitjet dhe merr vendime për kategorinë.
- Përgjegjës për të gjitha dokumentet dhe të dhënat që i përkasin kategorisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi/Marketing ose Financë (Preferohet Master).
- Eksperienca pune: Së paku 3 vite përvojë pune në kompani të ngjashme.
- Aftësi të mira verbale dhe jo verbale në anglisht dhe shqip.
- Përdorues I avancuar I Paketës Office.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese.
- Aftësi për t’u përshtatur me situata të reja.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
- Njohës I ERP.
- Aftësi bashkëpunimi në grup.
- Aftësi për të influencuar të tjerët.
- Metodik dhe i organizuar.
Shënime:
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën hr@neptun.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp