• Menaxher/e Showroom-i

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, i cili operon në industrinë e materialeve të ndërtimit, mobilimit dhe hidrosanitareve, me eksperiencë shumëvjeçare në tregun shqiptar, po rekruton Menaxher/e Showroom-i


Pergjegjesite kryesore:
  • Harton, zbaton dhe monitoron planin vjetor/mujor të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Udhëheq dhe motivon ekipin e shitjes, duke siguruar trajnimin dhe zhvillimin profesional të tyre;
  • Analizon tregun, konkurrencën dhe sjelljen e klientëve për të identifikuar mundësi të reja shitjeje;
  • Përcakton dhe ndjek targetet individuale dhe të përgjithshme të ekipit;
  • Zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe potencialë;
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e shitjeve dhe parashikimet për periudhat e ardhshme;
  • Siguron implementimin e politikave të çmimeve dhe ofertave sipas strategjisë së kompanisë;
  • Zgjidh problematika të klientëve në mënyrë profesionale dhe proaktive.
Aftesite dhe kerkesat:
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë pune të paktën 5 vite në sektorin e shitjes, nga të cilat minimum 2 vite në pozicion menaxherial;
  • Aftësi shumë të mira menaxhimi dhe udhëheqjeje të ekipit;
  • Njohuri mbi teknikat moderne të shitjes dhe menaxhimit të klientëve;
  • Aftësi analitike dhe raportimi, me fokus tek rezultatet;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh;
  • Njohja e gjuhës angleze (niveli i mirë i shkruar dhe i folur).
Çfarë Ofron Kompania
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Paketë konkuruese përfitimesh, perfshire bonus mujor dhe vjetor.
  • Mundësi zhvillimi dhe karriere brenda grupit.
Si te aplikoni:

Për të aplikuar për kete pozicion ju lutem ndiqni linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.​
 
Back
Top