• Menaxher/e Produkti

Kompania ALGRAFIKA sh.p.k e themeluar ne vitin 1999, eshte kompania me e madhe tregtare, e pavarur ne tregtimin e artikujve te letres dhe te kartonave ne tregun Shqiptar, ku gjithashtu operon me shitje qe nga viti 2015 dhe ne vendet si Kosove, Greqi, Maqedoni, Mal te Zi, etj.

Ne kuader te zgjerimit te saj eshte ne kerkim te kandidateve energjike, te kualifikuar dhe me experience per postin Menaxher/e Produkti.

Qellimi kryesor i ketij posti eshte menaxhimi i nje game te caktuar produktesh, dhe zgjerimi i games me produkte te reja qe mund te plotesojne kerkesat dhe nevojat e klienteve.


Detyrat dhe pergjegjesite kryesore te Menaxherit te Produktit jane:
  • Menaxhon nje game te caktuar produktesh, per te cilat eshte pergjegjes.
  • Mban marredheniet me Furnitoret, negocion per cmimet dhe ndjek zbatimin e kontrates me perpikmeri.
  • Pergatit raportet dhe analizon qarkullimin e produkteve ne treg.
  • Ben studime te vazhdueshme te tregut vendas dhe nderkombetare.
  • Inicon kontakte te vazhdueshme me furnitore actual dhe te rinj.
  • Mban ne nje nivel te ulet stokun ne magazine.
  • Bashkepunon ngushte me Departamentin e Shitjeve ne lidhje me kerkesat e klienteve dhe prezantimin tek ta te zgjidhjeve dhe alternativave me te pershtatshme etj.

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:

  • Te kete perfunduar Arsimin e Larte ( e preferueshme Fusha e Ekonomise dhe Shkencave Natyrore)
  • Te kete eksperience ne marredheniet me furnitore dhe blerje mbi 3 vjet.
  • Te zoteroje gjuhen Angleze ne te folur dhe ne te shkruar.
  • Te jete nje person i komunikueshem.
  • I afte te punoje ne grup dhe te perballoje volum pune.
  • Aftesi te mira organizative, negociuese dhe analizuese.


Te interesuarit te dergojne CV dhe Leter Motivimi ne adresen hr@algrafika.al


Vetem kandidatet te plotesojne kriteret e mesiperme do te pergjidhen per fazen e intervistes.
 


Apply
Back
Top