Menaxher Dyqani
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë Menaxher Dyqani pranë dyqanit tonë që ndodhet në qytetin e Tiranës.
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
Detyrat
- Zbatimi me përpikmëri, në kohë dhe cilësi i kërkesave të klientëve.
- Zbatimi i standarteve të përcaktuara nga shoqëria për paraqitjen dhe vendosjen e mallit në dyqan dhe mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë në të gjithë ambjentet e dyqanit.
- Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre pranë strukturave drejtuese të shoqërisë.
- Menaxhimi i vlerave monetare që arkëtohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
- Kontrolli i shpenzimeve operative mujore të dyqanit.
- Kujdeset për realizimin e kuotave të shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave të vendosura.
- Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qëllim zgjidhjen e kërkesave të tyre dhe shmangien e konkurencës nga operatorët e tjerë në treg.
- Kujdeset për të siguruar disponueshmërinë e materialeve dhe stokun në dyqan.
- Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshëm i mallrave në dyqan sipas inventarit që ka në ngarkim.
- Përgatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve në dyqan.
- Merr në dorëzim mallin që furnizohet dhe menaxhon zbatimin me përpikmëri të rregullave të përcaktuara nga shoqëria për këtë qëllim.
- Nënshkruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kordinon mbylljen e gjendjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim.
- Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem.
- Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe propozon masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara.
- Planifikon materjalet e punës për t'u blerë (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu bën planifikimin e të gjitha materjaleve që kane të bëjnë me higjenën dhe pastërtinë në dyqan.
Kualifikimet
- Të zotërojë diplomë Universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
- Të ketë përvojë pune mbi 3-vjet në shitjet me shumicë dhe pakicë.
- Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
- Njohuritë e gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe mendim analitik
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
Apply