• Megatek ofron vend pune Specialiste Finance/Inventari

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Megatek_cover.jpg


MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Financë / Inventari

Qëllimi i Pozicionit:


Të sigurojë mirëmbajtjen dhe organizimin e saktë të llogarive të inventarit, përgatitjen e analizave të kontrolleve të stokut dhe kryerjen e rregullimeve përkatëse në përputhje me procedurat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Plotëson dhe mirëmban procedurat e shkruara për inventarizimet dhe korrigjimet e stokut në sistem.
  • Menaxhon dhe ndjek procesin e inventarizimeve të planifikuara.
  • Përgatit raporte ditore për monitorimin dhe kontrollin e zonave kritike të stokut.
  • Zbaton procedurat e inventarizimit në përputhje me rregulloren e brendshme të Departamentit të Financës.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të supervizorit përkatës.
Kualifikimet dhe Përvoja:
  • Edukimi: Master në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca: Minimumi 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të kompanisë.
Aftësi të tjera:
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të programeve financiare/kontabël.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
në:
📞 069 402 2492 (telefon ose WhatsApp)
📧 humanresources@megateksa.com

Divizioni i Burimeve Njerëzore

MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
 


Apply WhatsApp
Back
Top