Megatek ofron vend pune Specialiste Finance/Inventari
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Vore | CityPark | Megatek
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Specialist/e Financë / Inventari
Qëllimi i Pozicionit:
Të sigurojë mirëmbajtjen dhe organizimin e saktë të llogarive të inventarit, përgatitjen e analizave të kontrolleve të stokut dhe kryerjen e rregullimeve përkatëse në përputhje me procedurat e kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Plotëson dhe mirëmban procedurat e shkruara për inventarizimet dhe korrigjimet e stokut në sistem.
- Menaxhon dhe ndjek procesin e inventarizimeve të planifikuara.
- Përgatit raporte ditore për monitorimin dhe kontrollin e zonave kritike të stokut.
- Zbaton procedurat e inventarizimit në përputhje me rregulloren e brendshme të Departamentit të Financës.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të supervizorit përkatës.
- Edukimi: Master në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca: Minimumi 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi për të punuar në grup.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të kompanisë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të programeve financiare/kontabël.
- CV të detajuar
Divizioni i Burimeve Njerëzore
MEGATEK
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri
Apply WhatsApp