• Maritim Marina Bay Vlore, kerkon te punesoje Bartender

Maritim Resort Marina Bay kërkon të punësojë Bartender.


Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Mirëpritja e klientëve,dhënia e rekomandimeve dhe marrja e porosive për pije;
  • Planifikimi i menuve të pijeve dhe informimi i klientëve për pije dhe specialitete të reja;
  • Përzgjedhja dhe përzierja e përbërësve, zbukurimi i gotave dhe shërbimi i pijeve për klientët;
  • Mbajtja e inventarit dhe porositja e furnizimeve për të siguruar që bari dhe tavolinat të kenë çfarë nevojitet;
  • Ruajtja e një zone të pastër pune, duke pastruar hapësirën e barit dhe duke larë gotat, enët dhe pajisjet.
  • Zhvillimi i recetave të reja për cocktails;



Profili juaj:
  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Eksperiencë e mëparshme si barman, bartender;
  • Personalitet pozitiv dhe pamje profesionale;
  • Aftësitë bazë të matematikës dhe kompjuterit;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Sy për detaje dhe të kuptuarit e mjeteve dhe teknikave të përzierjes së pijeve;
  • Njohuri të gjuhës angleze.


*Në këtë pozicion, puna do të jetë e organizuar me turne dhe mund të duhet të punoni edhe në fundjavë.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në hr@marinabay.al ose whatsapp në numrin +355684831849.
 


Apply WhatsApp
Back
Top