• Maqedoni, kerkohet Drejtor Shitjesh – Maqedoni

Maqedoni
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues

Drejtor Shitjesh – Maqedoni​

Industria: Estetikë / Healthcare / Pajisje Estetike Mjekësore

HR Studio ne bashkepunim me një kompani në industrinë e estetikës dhe healthcare është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë për pozicionin Drejtor Shitjesh për tregun e Maqedonisë, i cili do të udhëheqë strategjinë e shitjeve, zhvillimin e tregut dhe menaxhimin e ekipit komercial.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:​

  • Harton dhe implementon strategjitë e shitjeve për zhvillimin e tregut në Maqedoni
  • Menaxhon dhe motivon ekipin e shitjeve për arritjen e objektivave mujore dhe vjetore
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientë strategjikë dhe partnerë biznesi
  • Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zgjerimi në tregun e estetikës dhe healthcare
  • Analizon performancën e shitjeve dhe përgatit raporte periodike për drejtuesit e kompanisë
  • Negocion kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi me klientë dhe distributorë
  • Monitoron trendet e tregut dhe konkurrencën për të propozuar strategji zhvillimi
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e marketingut dhe operacioneve për realizimin e objektivave të kompanisë

Kriteret:​

  • Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje, ku të paktën 3 vite në pozicione drejtuese
  • Eksperiencë në industrinë e pajisjeve mjekësore, farmaceutike ose healthcare (e domosdoshme)
  • Aftësi të forta në lidership dhe menaxhim ekipi
  • Mendësi strategjike dhe orientim i lartë ndaj rezultateve
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Aftësi shumë të mira negocimi dhe komunikimi
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata biznesi dhe për të zhvilluar tregun

Ofrohet:​

  • Mundësi zhvillimi në një kompani dinamike dhe në rritje
  • Rol strategjik me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut
  • Paketë konkurruese page dhe bonuse bazuar në performancë
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune


  • Dërgo CV-në b.simaku@hrstudiobs.com
    📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top