• Mane DEVELOPMENT | Specialist i Larte Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist i Lartë Finance
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Monitoron nga pikëpamja financiare projektin dhe raportet përkatëse. Ndjek dhe mban marrëdhëniet me të tretët (d.m.th. për kreditë, pagesat, si dhe plotësimin e grupeve të dokumenteve shoqëruese sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe pagesave nga klientët. Ndjek dhe raporton periodikisht për projektin/projektet e caktuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollon regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Përgjegjës për veprimtarinë e projektit të caktuar, menaxhimin e kontratave me palët e treta;
  • Ndjekja dhe raportimi periodik për projektin e caktuar;
  • Barazon dhe rishikon periodikisht llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përcjellja e raportit të kontratave dhe arkëtimeve nga klientët (kontrata/arkëtimi);
  • Krijon, koordinon dhe monitoron raportet e gjeneruara nga departamenti i financave në përputhje me kërkesat e menaxhmentit të kompanisë;
  • Analizon dhe monitoron zbatimin e procedurave të departamentit të financave, sugjeron ndryshime për procedurat ekzistuese në fuqi;
  • Zbatimidhe kontabilizimi i IFRS 9,15,16;
  • Zbatimi dhe përditësimi i të gjitha standardeve të IFRS që prekin kompaninë;
  • Analiza dhe optimizimi i rrezikut financiar;
  • Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet mujore dhe të ardhurat e realizuara;
  • Ndihmon në procesin e buxhetimit;
  • Ndërlidhja me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë gjatë proceseve të auditimit;
  • Çdo detyrë që mund të lindë.

Edukimi: Diplomë në Financë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë 5-7 vite eksperiencë në fushën financiare;
  • Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe raportuese;
  • Të ketë iniciativë, aftësi komunikuese, të punojë mirë në ekip dhe nën stres;
  • Të jetë i orientuar për të ndjekur çështjet që mund të lindin dhe të ketë aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri të mira të programeve të kontabilitetit dhe Financa 5;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Përvoja e mëparshme e punës në një kompani ndërtimi/investimi është e favorshme.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit.../Specialist-i-Lartë-Finance?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 13/04/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply WhatsApp
Back
Top