• Mane Development| Menaxher Projekti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ri përcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher Projekti
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i projektit është përgjegjës për udheheqjen, zhvillimin dhe menaxhimin e çdo aspekti të nevojshëm të një Projekti. Ai mbulon të gjithë disiplinën e inicimit, planifikimit, projektimit, zbatimit, menaxhimit të burimeve, finalizimit me qëllimin e përfundimit të projektit duke realizuar objektivat e tij në kohë, dhe brenda planit të biznesit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Merr pjesë në përgatitjen e Planit të Biznesit në rastet kur i kërkohet;
  • Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e Projektit për të siguruar rezultatet e dëshiruara;
  • Ndërmerr vendime strategjike për të çuar përpara Projektin si dhe nxit rritjen e të ardhurave të tij;
  • Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara si dhe vepron si një pikë kontakti për kompaninë;
  • Menaxhon aktivitetet e Projektit me synimin e arritjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshjet përkatëse të financimit të tyre;
  • Përgatit master planin e aktiviteteve të projektit, duke koordinuar me strukturat e tjera të shoqërisë;
  • Ndjek ecurinë e Master Planit, së bashku me këto struktura, përgjatë ciklit të Projektit duke bërë përditësimin dhe rishikimin e tij në përputhje me ecurinë;
  • Përgatit buxhetin vjetor të Projektit dhe planin e investimeve;
  • Përgatit planin vjetor, gjashtëmujor dhe tremujor të aktiviteteve;
  • Menaxhon burimet financiare dhe njerëzore të programit;
  • Menaxhon riskun;
  • Raporton tek Program Menaxheri sipas periudhave dhe formatit të përcaktuar në dokumentet e Projektit;
  • Analizon situata dhe ngjarje problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar fitimin dhe mbarëvajtjen e Projektit;
  • Orienton kërkesat dhe grumbullon produktin e realizuar nga personat e strukturave funksionale, të cilat i vendosen në dispozicion për realizimin e Projektit të tij të Investimit;
  • Monitoron dhe garanton ekzekutimin e projekteve të miratuara sipas specifikimeve, standardeve, kostos, afatit;
  • Rishikon raportet e aktiviteteve dhe deklarimet financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave;
  • Rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet e reja;
  • Propozon nivelet e bonusit dhe përfitimeve për punonjësit e përfshirë në Projekt referuar analizës së vlerësimit të suksesit në rezultatin/objektivat parcial/përfundimtar të tij;
  • Jep vlerësim pranë drejtuesit të strukturave për specialistët e alokuar në funksion të Programit;
  • Jep vlerësim në bazë vjetore pranë Drejtorit Ekzekutiv për performancën e strukturave funksionale të alokuara pranë Projektit;
  • Kontrollon dhe analizon shpenzimet me bazë mujore;
  • Prezanton raportin e Projektit në takimet mujore dhe vjetore;
  • Azhurnon mbi bazë ditore mbi cash flow, arkëtime, pagesa;
  • Përpilon analiza me bazë javore, mujore, vjetore të raporteve financiare;
  • Garanton dhe merr përgjegjësinë, gjen zgjidhjen ndaj dëmeve, humbjeve, vjedhjeve, abuzimeve;
  • Ndjek ecurinë e shitjeve të projektit;
  • Merr vendime në lidhje me çmimet e shitjes dhe sigurohet që çdo politikë çmimesh të shoqërohet nga një Vendim Asambleje;
  • Propozon rritje çmimesh apo ndryshime në politikat e shitjeve në momente të caktuara të projektit;
  • Merr raporte çdo 2 javë mbi shitjet dhe çmimet e përdorura në projekt;
  • PM është linja direkt e diskutimit dhe raportimit në lidhje me projektin;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti Inxhinieri Civile/Arkitekture ose Menaxhim Biznesi

Kualifikime të tjera:
  • Të ketë minimumi 5 vite përvojë pune në Menaxhimin e Projekteve;
  • Të ketë eksperiencë dhe kualifikime në fushën e pasurive të patundshme përbën avantazh;
  • Të zotërojë njohuri të thellë të tregut dhe industrisë respektive;
  • Aftësi analitike dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbënte avantazh);
  • Ka njohuri dhe ekspertizë bazë për përdorimin e softuerëve (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...000610007/Menaxher-Projekti?source=CareerSite



Afati i aplikimit: 14/03/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top