• Mane DEVELOPMENT Menaxher i Njësisë se Koordinimit te Des

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ri përcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Menaxher i Njësisë se Koordinimit te Design-it të Projektit
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Drejton dhe mbikëqyr funksionimin e njësisë e cila ka detyrë kryesore koordinimin në tërësi të proceseve të projektimit të projekteve ndërtimore që menaxhohen nga kompania.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Drejton strukturën organizative të njësisë duke ofruar ekspertizë, udhëzime dhe administrim të stafit të saj;
  • Mbikëqyr stafin në realizimin në kohë të detyrave të përcaktuara nga Menaxheri i Projektit dhe realizon vlerësimin cilësor të detyrave para se ti dorëzohen Menaxherit të Projektit;
  • Konsulton në mënyrë të vazhdueshme stafin e njësisë, në realizimin e detyrave të ngarkuara nga Menaxherët e Projekteve;
  • Konsulton stafin e njësisë mbi zbatimin e procedurave të kompanisë, zbatueshmërinë e kontratave të shërbimit që kanë në ngarkim, planet dhe lejet e miratuara, bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit etj.;
  • Nxit dhe inkurajon kreativitetin, inovacionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të koordinimit të projekteve;
  • Përcakton KPI për njësinë, mbikëqyr realizimin e tyre, harton raporte periodike mbi objektivat mujore të njësisë dhe identifikon prioritet e saj;
  • Konsultohet me Menaxherin e Projektit në hartimin e Kontratave të Shërbimit dhe Termave të Referencës (ToR) të projekteve të reja, bazuar në eksperiencat e mëparshme me projektet dhe me projektuesit e kontraktuar;
  • Konsultohet me Menaxherin e Projektit në përcaktimin e standarteve të projektimit dhe të cilësisë të projekteve bazuar në eksperiencat e mëparshme me projektet dhe me projektuesit e kontraktuar;
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore ndjek procesin e rekrutimit të stafit të njësisë si dhe realizon alokimin e tyre në projekte të veçanta;
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore ndjek trajnimet dhe planet e zhvillimit për punonjësit e njësisë së tij;
  • Në bashkëpunim me Menaxherët e Projekteve, vendos qëllime të qarta të performancës të stafit dhe monitoron progresin, duke kryer rishikime të rregullta të performancës dhe duke dhënë feedback të vazhdueshëm;
  • Në bashkëpunim me Menaxherët e Projekteve, realizon vlerësimin e performancës të stafit në varësi, si dhe është përgjegjës për identifikimin e trajnimeve të nevojshme të stafit.
  • Në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse të kompanisë, merr pjesë në hartimin/rishikimin e procedurave që kanë të bëjnë me funksionimin e njësisë;
  • Konsulton Menaxherët e Projekteve në procesin e planifikimit të detyrave, që realizohen nga Koordinatori dhe planifikimin e stafit të nevojshëm të alokuar në secilin prej projekteve;
  • Mbikëqyr stafin e njesise, në dhënien e vlerësimit të projektuesve të kontraktuar, si dhe jep vlerësimin e tij këta projektues. Mban dhe përditëson listën e vlerësimit të projektuesve si dhe listën me projektuesit potencialë për tu përfshirë në procese prokurimi;
  • Jep vlerësimin teknik për projektet arkitektonike, sugjeron optimizime të projektit dhe vlerëson përputhshmërinë e projekteve me normativat arkitektonike dhe legjislacionin e planifikimit dhe zhvillimet të territorit.
  • Siguron qe stafi i njesise ndjek plotësimin dhe optimizmin e projektit nga projektuesi i kontraktuar, sipas kërkesës të Këshillit Teknik të kompanisë;
  • Është përgjegjës për mbikëqyrjen e afateve të dorëzimit të plotësimeve, me qëllim mos ndikimin në grafikun e përgjithshëm të realizimit të projektit;
  • Sugjeron ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e të gjithë procesit të projektimit si dhe analizon kërkesat e shoqërisë / investitorit për ndryshime në projekt dhe nëpërmjet Koordinatorit, i përcjell ato tek projektuesit e jashtëm;
  • Merr pjesë në takimet me palët e treta të përfshira në projekt, të cilat organizohen nga Koordinatori dhe mbikëqyr ate në ndjekjen e vendimeve të dala prej tyre;
  • Shërben si pika kryesore e kontaktit për çështjet e përshkallëzuara të pa zgjidhura nga Koordinatori, ose pyetjet komplekse të Menaxherit të Projektit, duke siguruar zgjidhje të shpejtë dhe komunikim efektiv midis palëve;
  • Mban komunikim me projektues në projekte specifike, propozon zgjidhje arkitektonike, dhe koordinon midis projektuesit, kompanisë dhe stafit të kantierit;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e ekipeve (grupeve të punës);
  • Aftësi për të punuar në ekip si dhe aftësi në menaxhimin e ekipeve komplekse;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi në koordinim projekti dhe menaxhimin e projektit në tërësi;
  • Aftësi për hartimin e procedurave sektoriale në përputhje me procedurat e miratuara të kompanisë/grupit dhe ekzekutimin e tyre;
  • Aftësi te mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi të mira analitike për nxjerrjen dhe analizimin e informacionit nga të dhënat;
  • Aftësi kreative në projektim dhe në sugjerimimin e optimizimeve të projektit;
  • Aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt dhe i vëmendshëm ndaj detajeve të projektit;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
  • Aftësi të forta organizative dhe multitasking;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mire e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Njohje shumë e mirë e strukturave organizative të kompanive të profilizuara në zhvillim, sidomos të organizimit matricor të këtyre strukturave;
  • Përdorimi detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001313001/Menaxher-i-Nj%C3%ABsis%C3%AB-s%C3%AB-Koordinimit-t%C3%AB-Design-it-t%C3%AB-Projektit?source=CareerSite


Afati i aplikimit: 09/10/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top