• Mane DEVELOPMENT | Menaxher i Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ri përcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Këshillit Teknik dhe Mbikëqyrjes
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Drejton Këshillin Teknik të Kompanisë për analizimin dhe miratimin e projekteve të ndërtimit. Drejton Strukturën e Mbikëqyrjes Teknike në projektet që zhvillohen nga bashkëpunëtorë të tretë.
Harton strategjinë dhe planin e punës për njësinë që menaxhon, në mbeshtetje të të gjitha projekteve që merren përsipër të investohen nga kompania. Mbështet dhe punon ngushtë me Menaxherët e Projekteve. Me prezencën e tij në kontrolle të vazhdueshme të punimeve/instalimeve, siguron implementimin e kushteve të kontratës në mënyrë korrekte duke vendosur linja të qarta komunikimi mes Zhvilluesve të tjerë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai eshte i realizueshëm dhe nëse ja vlen të ndërmerret;
  • Asiston PM në hartimin e studimeve të fizibilitetit, analizat kosto-përfitim, termat e referencës për studime;
  • Assiton PM në studimin e alternativave;
  • Asiston PM në përcaktimin e aktiviteteve kryesore të projektit, kohën e realizimit të tyre dhe vlerën e investimit;
  • Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurisë së Projekt Menaxherit;
  • Kryen/Koordinon oponencën teknike në dorëzim të çdo faze të projektimit;
  • Përgatit TOR (detyrën e projektimit);
  • Jep konsulencë teknike gjatë periudhës së nënshkrimit të kontratës midis Shoqërisë Investitore dhe Sipërmarrësve;
  • Jep konsulencë & mbikëqyrje me kompetenca të plota në përputhje me kontratën dypalëshe të lidhur midis Kompanive Investitore dhe Sipërmarrësve;
  • Kujdeset që të gjitha interpretimet janë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Siguron mbikëqyrje të punimeve të Objektit, sipas kontratës me Zhvilluesin, projektit, përshkrimeve teknike të projektuesit, dhe standarteve më të mira të mundshme;
  • Jep aprovimin e grafikut të punimeve, metodologjisë së punimeve, të kontraktorit, dhe skemës organizative të tij, përfshi personelin dhe makineritë në dispozicion të projektit, në rastet kur kjo është e mundur kontraktualisht;
  • Sigurohet mbi aplikimin e materialeve/paisjeve sipas kërkesave të projektit;
  • Përgatit raporte teknike për Kompanite Investitore;
  • Merr në dorezim punimet pjesore ose totale (pjesëve takuese) duke ndjekur praktikat në përputhje me kontratën dhe specifikimet teknike, duke kryer të gjitha inspektimet dhe testimet e kërkuara, dhe përpilimin e dokumentacionit përkatës;
  • Kryen raportim teknik javor/mujor mbi progresin e zhvillimit, problematikave, menaxhimit të hedhjes së mbeturinave ndërtimore apo inerteve, etj;
  • Jep suport teknik dhe kontraktual gjatë periudhës së defekteve;
  • Aprovon dhe merr në dorëzim vizatimet e punës “as built”;
  • Ruan dhe siguron arkivimine të gjithë dokumentacionit teknik, që lidhet me këtë kontratë, projektet, ndryshimet, matjet, testimet, instruksionet, raportet, takimet, komunikimet etj.;
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për ata punonjës që janë në varësi të tij;
  • Drejton strukturën e mbikëqyrjes:
  • Përcakton nevojat për staf, organizon punën dhe miraton detyrat në koordinim me drejtorin teknik;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës;
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.
Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë 20 vjeçare në projektim dhe zbatim punimesh;
  • Eksperiencë 5 vjeçare në mbikëqyrje punimesh;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi kritike mbi detajet e projektimit e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese për të punuar në skuadër;
  • Aftësi menaxhuese, koordinuese, organizuese;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun https://manedevelopment.zohorecruit...llit-Teknik-dhe-Mbikëqyrjes?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 15/03/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top