Mane DEVELOPMENT | Arkitekt i Projektimit Interior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Arkitekt i Projektimit Interior
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti ka një njohje shumë të mirë të materialeve dhe buxhetit të përcaktuar mbi të cilin do të bazohet për të zhvilluar projektin e interiorit për klientët respektiv. Nga studimi i vendndodhjes, tipologjisë së objektit dhe modelit të klientit, do të përcaktojë stilin dhe materialet e përdorura. Ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitektonike të interiorit, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitektonike, koordinon me drejtuesit e ekipeve punimet e rifiniturave në interier, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve dhe materialeve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë
Kualifikime të Tjera:
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit...tekt-i-Projektimit-Interior?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 06/07/2023
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e projektit interior;
- Është përgjegjës për përshtatshmërinë dhe estetikën e hapësirave të brendshme duke lëvruar stilin arkitektonik të përshtatshëm me kohën dhe vendndodhjen;
- Harton strukturat/ vizatimet/ planet në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me detajet e nevojshme teknike;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, kontraktorët dhe arkitektët e tjerë;
- Diskuton me klientin qëllimin dhe llojin e dizajnit që do të projektohet dhe inspekton kantierin përkatës;
- Merr në konsideratë stilin e përdorur në përputhje me ndërtesën si dhe vendndodhjen e objektit;
- Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshëm projektimi (CAD, Sketchup), të cilët sugjerojnë një përshtypje të parë të ambientit të krijuar, materialet e përdorura dhe kombinimi i tyre;
- Arkitekti mund të rishikojë planet për t’iu përshtatur kërkesave të klientit;
- Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të zhvillohet dizajni , duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime të materialeve të përdorura dhe metodat e zbatimit;
- Viziton shpesh kantierin për të parë nëse gjithçka po realizohet sipas planit
- Aprovon materialet që duhen përdorur;
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve të tjerë arkitektonikë, mekanikë dhe personelit tjetër të përfshirë në projekt;
- Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e projektimit;
- Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen e kostove të projektit, materialeve, mobilimit, ndriçimit etj, të përdorura në të;
- Merr pjesë në përzgjedhjen e materialeve, mobilimit, ndriçimit, etj në raport me buxhetin e përcaktuar;
- Merr pjesë në përgatitjen e paketave të tenderimit;
- Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitektonike dhe materialeve;
- Koordinon me drejtuesit e ekipeve punimet e rifiniturave arkitektonike;
- Detyra të tjera të caktuara.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë
Kualifikime të Tjera:
- Të ketë 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit interior dhe zbatimit;
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi të mira për t’u përgjigjur ndaj ngarkesës dhe ritmit të lartë;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
- Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, SketchUp, 3DMax, Photoshop, etj

Apply WhatsApp