• Manaxher Zhvillimi Biznesi për terminale fizike/virtuale( POS / E-Commerce)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bankoperon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuarsi një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet njërrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesoretë Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka kashënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturëpune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës ështëshumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemimaksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirësdhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë nëmënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësvepër të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare përklientët tanë.

Nevlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe tëpërkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmëkandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës nëDepartamentin e Menaxhimit te Kanaleve Alternative, në Drejtorinë ePërgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Manaxher Zhvillimi Biznesi për terminalefizike/virtuale( POS / E-Commerce)
Qëllimi i përgjithshëm i punës:

Përgatitplanet për ekzekutimin e strategjisë së pranimit të pagesavenëpërmjet terminale fizike/virtuale, duke punuar me partnerë tëjashtëm dhe palët ë brendshme të interesuara, me qëllim shtimine volumeve të biznesit për bankën.
Fokusikryesor është në identifikimin dhe ndërtimin i nje Plani Biznesime partneritet, brenda eko-sistemit të pagesave dhe pranimit tëpagesa duke u fokusuar në modele, zgjidhjet novatore dhe përfshireofertën për të siguruar rritje të vazhdueshme të biznesit tëpërdorimit dhe shpërndarjes për terminalet fizike dhe virtuale.Nëpërmjet këtyre partneriteteve dhe duke përdorur maksimalishtportofolin e produkteve, qëllimi është të ofrohen zgjidhjegjithëpërfshirëse për të arritur krijimin e një rrjeti te gjeretregtarësh, qe do e shohin bankës si parnerin e tyre te zgjedhur.Propozon përmirësime, sjelljen e zërit te tregut dhe zhvillimet eeko-sistemit për përmirësime të mëtejshme.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Analizon ekosistemin e pagesave dhe zhvillon marrëdhënie të forta me partnere teknologjik, kompani ndërmjetëse, tregtarët etj., për të siguruar që përftimi nga strategjia e pranimit të pagesave të jetë e përshtatshme dhe me vlerë pë bankën.
  • Zhvillon dhe manaxhon në bashkëpunim me partneret strategjik teknologjik, portofolin e zgjidhjes/eve për të ofruar zgjidhje inovative për të maksimizuar mundësitë e të ardhurave.
  • Zhvillon dhe punon për bashkëpunime të gjera me tregtarët dhe palët e tjera të interesuara për të rritur përdorimin e zgjedhjes së bankës, duke përfshirë iniciativat që lidhen me Shitjen , teknologjinë, produktet, ofertat dhe marketingun.
  • Punon me departamentet e tjera brenda bankës për të siguruar që iniciativat dhe aktiviteti përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullatore.
  • Eshte përgjegjës për ndërtimin e një liste klientësh dhe shitjen, mirëmbajtjen e marrëdhenieve nëpërmjet palëve.
  • Propozon objektivat e shitjeve për rrjetin e përzgjedhur të shitjeve.
  • Analizon të dhënat e tregut për të identifikuar mundësitë që ofrohen në treg për përditësimin e strategjisë së pranimit të pagesave në rrjetin e tregtareve në përputhje me objektivat e rritjes së bankës. Ndjek tendencat e tregut, zhvillimin e teknologjisë, dhe praktikat më të mira lokale dhe ndërkombëtare.
  • Eshtë përgjegjës për hartimin e treguesve të performancës së biznesit, përfshirë edhe ata financiarë. Mat, monitoron dhe raporton këto rezultate tek palët e interesuara në bazë frekuente ose me kërkesë.
  • Menaxhon buxhetin e caktuar për të siguruar që planet zbatohen brenda afateve të përcaktuara kohore dhe brenda burimeve të miratuara.
  • Ndërvepron me ekipet e shitjeve për t'u siguruar që aktivitetet e ndërlidhura janë në linjë dhe mbështesin strategjinë e bankës.
Profili Individual:
  • Diplomë Universitare, e preferueshme e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
  • Eksperiencë të mëparshme të pakten 5 vite në pozicione të ngjashme me këtë tipologji biznesi.
  • Përvojë pune me matjen e treguesve të performancës së biznesit,
  • Njohuri dhe të kuptuarit e operacioneve bankare dhe sistemite të pranimit te pagesave.
  • Aftësi të shkëlqyera për planifikimin dhe menaxhimin të detyrave komplekse dhe me shumë palë të përfshira.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të angazhuar nivele të shumta të menaxhimit.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatave verbalisht dhe me shkrim.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
  • Të ketë iniciative, të jetë i vetëmotivuar dhe i aftë të punojë ne grup. Të arrijë punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes.
  • Të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
Ftojmëpersonat e interesuar të aplikojnë brenda datës 28Shkurt 2023duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentatduhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al.

Ju informojmë se vetëmkandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti iBurimeve Njerëzore.
UnionBank sh.a.deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantevembështetur në LigjinNr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënavepersonale”dhe UdhëziminNr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personaletë kandidatëve për punë”.Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat edeklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe tëdhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
UnionBank sh.a. kamarrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim përtë garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëmpersoneli i autorizuar ka akses në të dhënat personale qëpërpunon UnionBank sh.a.dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e tëdhënave sensitive.
Individëtqë aplikojnë pranë UnionBank sh.a.pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do tëpërpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantëtkanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e tëdhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ataduhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].
 


Apply WhatsApp
Back
Top