• Mali Robit, ofroj vend pune Menaxher Restoranti

Mali Robit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkojmë Menaxher/e Restoranti – FLAK

Restoranti FLAK është në kërkim të një Menaxheri/e Restoranti me eksperiencë, aftësi drejtuese dhe orientim të lartë ndaj cilësisë së shërbimit për t'iu bashkuar ekipit tonë.

Detyrat kryesore:
  • Menaxhon aktivitetin e përditshëm të restorantit dhe siguron mbarëvajtjen e operacioneve.
  • Organizon, koordinon dhe mbikëqyr stafin e sallës dhe kuzhinës.
  • Siguron ofrimin e një shërbimi cilësor dhe një eksperience pozitive për klientët.
  • Planifikon turnet e stafit dhe monitoron performancën e tyre.
  • Mbikëqyr zbatimin e standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe procedurave të punës.
  • Menaxhon furnizimet, inventarin dhe kostot operative.
  • Zgjidh situatat e krijuara me klientët në mënyrë profesionale dhe efektive.
Kërkesat:
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e restoranteve ose strukturave të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
  • Njohuri mbi menaxhimin e stafit dhe operacioneve të restorantit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj rezultateve.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Ne ofrojmë:
  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • Ambient profesional dhe dinamik.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
Bashkohuni me ekipin e FLAK!
Cel. : 068 607 4827
 


Apply WhatsApp
Back
Top