• Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
  2. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Magazinier
Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.

Përmbledhje e Pozicionit:

Magazinieri është përgjegjës për pranimin, ruajtjen, organizimin dhe shpërndarjen e mallrave dhe materialeve në magazinë. Ai/ajo siguron që stoku të jetë i regjistruar saktë, i ruajtur në mënyrë të sigurt dhe i disponueshëm sipas nevojave të prodhimit apo shitjes.

Detyrat Kryesore:
  • Pranon mallrat në magazinë dhe kontrollon sasinë dhe cilësinë sipas faturave dhe dokumenteve shoqëruese.
  • Organizimi dhe sistemimi i produkteve në rafte ose vende të caktuara.
  • Regjistrimi i hyrje-daljeve të materialeve në sistem ose në dokumentacion manual.
  • Përgatitja e mallrave për shpërndarje ose transport, sipas porosive.
  • Kontrolli periodik i stokut dhe pjesëmarrje në inventarizime.
  • Mbajtja e rendit, pastërtisë dhe sigurisë në ambientet e magazinës.
  • Raporton çdo mospërputhje ose dëmtim të mallrave tek përgjegjësi.
  • Bashkëpunon me departamente të tjera për të siguruar një qarkullim të mirë të materialeve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Përvojë pune e mëparshme në magazinë (e preferueshme).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe të kujdesshme.
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit ose pajisjeve elektronike për regjistrime (nëse kërkohet).
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Fizikisht i aftë për të ngritur dhe lëvizur produkte ose materiale të ndryshme.
  • Përdorimi i mjeteve të magazinës si transpaleta, forklift (nëse posedon licencë, përbën avantazh).
  • Te Njohe Gjuhen te Huaja (Anglisht/Italisht perben Avantazh )
Kualifikimet
  • Të ketë mbaruar shkollën profesionale për Teknik Ndërtimi.
  • Përvojë pune mbi 3 vjet në ndërtimin e banesave civile.
  • Të njohë dokumentacioninTekniko–Ligjor që duhet në objekt.
  • Të njohë programet bazë kompjuterike si: “Paketën Office’’, përbën avantazh njohja e programit Autocad.
  • Të ketë aftesi shumë të mira organizative.
Te Njohe Gjuhen te Huaja (Anglisht/Italisht perben Avantazh )

Të interesuarit janë të lutur të dergojne CV-në dhe një prezantim te shkurter ne: info@vibtis.al [B]m.kurtanidze@vibtis.al[/B]

Tel: 0692083365
 


Apply WhatsApp
Back
Top