• Magazinier

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.



Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.



Pozicioni: Magazinier

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Green Coast, Palasë



Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materialet, mjetet, pajisjet) në inventar të Balfin Construction.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe t’i pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
  • Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete-hyrje/dalje etj.);
  • Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
  • Dorëzon në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës;
  • Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 të muajit pasardhës;
  • Raporton dhe përgatit procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
  • Bën propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve;
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
  • Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
  • Regjistron fletë-hyrjet dhe fletë-daljet në sistemet financiare që shoqëria operon;


Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë



Kualifikime të tjera:

  • Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
  • Të bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;
  • Të jeëe i/e etik-e në marrëdhënie me kolegët;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;
  • Njohuri të programeve financiare përbën avantazh.


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:


Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.



Afati i dorëzimit: 30.08.2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top