• Magazinier

Përshkrimi​

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit nëShqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet mëkonkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuarshumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''MareaResort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo),''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Magazinier ne Objekt Ndertimi.

Detyrat​

  • Magazinieri është përgjegjës për të ruajtur e mirëmbajtur mallrat e magazinës si edhe për të realizuar veprimet e nevojshme për marrjen e tyre në dorëzim ose për nxjerrjen e tyre nga magazina.
  • Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proçes që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë.
  • Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet fizikisht që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës dhe administrimin e materialeve.
  • Realizon ruajtjen të dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollon sasinë edhe cilësinë e materialeve duke realizuar krahasime të çmimeve për periudha të ndryshme nga furnitorë të ndryshëm.
  • Përgatit raporte për Manaxherin Financiar në të cilën pasqyron punët e realizuara, problematikat e ndryshme dhe detyrat e tjera që mund të krijohen në lidhje me ketë profil pune.
  • Të ketë aftësi të mira të ''Paketës Office'', si edhe të përdorë Programin financiar ''Alpha Business''.

Kualifikimet​

  • Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e lartë, preferohen në Fakultetin Ekonomik.
  • Duhet të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Magazinier.
  • Perben avantazh nese ka eksperience ne reparte prodhimi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shënime​

OFROJME:
  • Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.
Aplikantet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com
AGIKONS SH.P.K
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Email: hr@agikons.com
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë , Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top