Magazinier Vlore| Mane TCI
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Pozicioni: Magazinier
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Projekti “Vlora Marina”, Vlore
Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materialet, mjetet, pajisjet) në inventar të Mane TCI (Sektori ndërtues).
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë
Kualifikime të tjera:
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link.
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 11/08/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Merr në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe t’i pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
- Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
- Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete-hyrje/dalje etj.);
- Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
- Dorëzon në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës;
- Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 të muajit pasardhës;
- Raporton dhe përgatit procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
- Bën propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve;
- Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
- Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
- Regjistron fletë-hyrjet dhe fletë-daljet në sistemet financiare që shoqëria operon;
- Zbaton detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë
Kualifikime të tjera:
- Te jete i/e gatshëm për te punuar jashtë orarit, nëse do te jete e nevojshme;
- Te bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;
- Te jete i/e etik-e ne marrëdhënie me koleget;
- Eksperiencë pune të ngjashme;
- Njohuri të programeve financiare përbën avantazh.

Apply