• Magazinier TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Magazinier TEG
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë.

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
-Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë;

Përgjegjësitë kryesore:
-Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje;
- Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
- Organizon kontrollin e furnizimeve;
- Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive;
- Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës;
- Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore;
- Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
- Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët;
- Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës;
- Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë;
- Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
- Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave;

Kërkesat:
a. Edukimi:
Të kete kryer studimet e mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të komunikuar furnitoret;

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al
duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top