• Magazinier/e Palasë

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Magazinier/e Palasë.
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Palasë.

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
-Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë;
Përgjegjësitë kryesore:
  • Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje;
  • Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
  • Organizon kontrollin e furnizimeve;
  • Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive;
  • Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës;
  • Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore;
  • Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
  • Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët;
  • Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës;
  • Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë;
  • Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
  • Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave;

Kualifikimet​

Kërkesat:
a. Edukimi:
Të kete kryer studimet e mesme.
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
d. Aftësi të tjera:
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të komunikuar furnitoret;

Shënime​

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Cel. : 0684099051
 


Apply WhatsApp
Back
Top