• Magazinier dhe ndihmes magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Magazinier dhe ndihmes magazinier
Vendndodhja: Tirane, prane TEG

Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (artikujt, pajisjet) në inventar.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Merr në dorëzim materialet, artikujt dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe t’i pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
  • Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
  • Bën shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (fatura shitje, flete-hyrje/dalje etj.);
  • Organizon vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
  • Ndjek ecurine e magazines dhe pregatit kerkesat per furnizim duke u kujdesur per ruajtjen e stokut optimal te magazines.
  • Kuadron me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave Raporton dhe përgatit procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
  • Mirëmban dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
  • Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
  • Zbaton detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Arsimi i mesëm / lartë
Të tjera:

Te jete i/e gatshëm për te punuar jashtë orarit, nëse do te jete e nevojshme; Te bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;

Info shtese:
1. Adresa e punes: Afer TEG, prane Natyres se Qete
2. Transporti per ne vendin e punes kryhet nga kompania
Personat e interesuar te nisin CV ne hr@alegria.com.al. Vetem personat qe do te perzgjidhen do te kontaktohen per tu intervistuar.
 


Apply
Back
Top