• Lushnje, ofroj vend pune: Menaxher i departamentit të logjistikës

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Menaxher i departamentit të logjistikës,

Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Detyrat kryesore:
  • Planifikimi dhe optimizimi i route. Nderton “route” eficente qe te miniminizojë kohen dhe koston e dergimit te porosive;​
  • Ndjekja e flotes dhe monitorimi. Monitoron me ane te GPS per te ndjekur levizjet dhe performancen e mjeteve, kujdeset qe mjetet perdoren ne menyre efektive dhe te sigurt;​
  • Menaxhimi porosive. Rishikon vazhdimisht procesin e porosive per t’u siguruar qe porosite jane pergatitur ne rregull dhe dorezuar ne kohen e duhur;​
  • Raportimi. Ndjek dhe raporton dergesat e porosive ne kohe. Ndjek konsumin e mjeteve ne baze te raportit te dakortesuar dhe performancen e shoferave;​
  • Menaxhimi i kostove. Arkivon dhe perpunon te dhenat mbi kostot e transportit, duke perfshirë: karburantin dhe pagat e shoferave duke punuar gjithmone ne optimizimin e tyre;​
  • Koordinimi. Koordinon me magazinen, mirembajtjen dhe shitjen qe te sigurojë mbarevajtje te mire te operacioneve;​
  • Menaxhimi i inventarit. Ndjek stokun, skadencat dhe distributimin e produkteve ne te gjitha magazinat e shoqerise;​
  • Supervizimi stafit. Eshte pergjegjes per: trajnimet dhe menaxhimin e stafit te magazinave dhe shofereve qe ka ne varesi, duke perfshire ketu: rregullimet e orareve/turneve, vleresimet e performances dhe sigurohet qe stafi te jete i trajnuar per operacionet dhe procedurat;​
  • Kontrolli i cilesise. Sigurohet qe magazinat te jene ne gjendje te mire dhe kontrollon proceset e cilesise per te shmangur demtime ose humbje;​
  • Buxheti. Menaxhon dhe kontrollon buxhetin duke u kujdesur qe te mos e tejkalojë ate;​
  • Pajisjet dhe ndertesa. Rishikon dhe kujdeset per mirembajtjen e mjeteve te magazines (pirun, transpaleta etj) qe te jene ne gjendje te mire pune;​
  • Implementimi teknologjise. Shfrytezon sistemet e menaxhimit ne menyren me te mire qe te permiresojne korrektesen e proceseve dhe raporteve;​
  • Koordinimi me shitesit dhe furnizuesit. Koordinon me furnizuesit dhe kompanite e transportit qe te siguroj pranimin dhe dergimin ne kohe te mallrave.​
Kualifikimet e kandidatit:
  • Eksperiencë punë te paktën 3 vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office;
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftesi organizative dhe koordinimi;
  • Të jetë i komunikueshem dhe i aftë të punoje në grup.
  • Preferohen kandidate qe kane vendbanim ne qytete si : Lushnje, Fier, Berat dhe zonat perreth.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 69 707 3674.
 


Apply WhatsApp
Back
Top