• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjes

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Eksperienca
vetem me eksperience
Lufra_cover_fabrika-850.jpg


Kompania Lufra, pjesë e LUFRA FOODS, qe prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat.

Gjithashtu ështe distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si Cremona, Bonizzi, Jaffa, Nom, Estrella Damm, Heymans, Komos Tequila, The London Essence, Bylmeti etj.

Aktualisht, kërkojmë të punësojmë nje Drejtor Shitjesh per kompanine Lufra, prane zyrave qendrore ne Tirane.

Detyrat
  • Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore.
  • Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
  • Mbikëqyr, organizon menaxherët e shitjes, përpilon buxhetet dhe planet e punës
  • Analizon dhe vlerëson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
  • Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
  • Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
  • Ndjek dhe siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientët.
  • Mirembajtja e kontakteve dhe marredhenieve me klientet e nivelit te larte
  • Merr pjese dhe bën propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve/shërbimeve të reja.
  • Raportim periodik te bordi drejtues për performancën e punonjësve të departamentit
  • Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.
Kualifikimet
  • Diplome universitare në Administrim Biznesi Marketing etj.
  • Mbi 7 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë FMCG.
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
  • Të zotërojë ''Paketën Office''. Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
  • Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
  • Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura: CV të detajuar; Letër Interesi, ne adresen e e-mailit: hr@lufra.al deri ne daten 25.05.2024.
 


Apply
Back
Top