• Librazhd, ofrohet vend pune part time Mesues per mesimin pas shkolle

Librazhd
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Fondacionit Joscelyn kërkon të punësojë dy mësues/se për ofrimin e detyrave të shtëpisë për fëmijët në qytetin e Librazhdit pranë qendrës multifunksionale të ngritur në kuadër të programit Bashkimi Evropian për Kujdesin Social i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.

Rreth Fondacionit Joscelyn:
Fondacioni Joscelyn (JsF)
është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, jo-fetare, jopolitike, e krijuar në vitin 2015 me seli në Elbasan. Fondacioni Joscelyn synon të kontribuojë në fuqizimin e komuniteteve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve, përmes ofrimit të shërbimeve psikosociale, edukimit formal dhe joformal, ndërgjegjësimit dhe avokimit. Vizioni ynë është “Qytetarë aktivë për zhvillimin e komunitetit”.
Vlerat e JsF janë: Vullnetarizmi – kontribuojmë për komunitetin me punë dhe shërbime vullnetare; Përgjegjësia – ne jemi përgjegjës për shërbimet tona; Profesionalizmi – ne vlerësojmë profesionalizmin në punën tonë; Besueshmëria - ne gëzojmë besimin e komuniteteve tona. Përfshirja – ne jemi gjithëpërfshirës dhe të hapur ndaj diversitetit.



Rreth projektit:

Projektit fokusohet në ofrimin e një kuadri të integruar shërbimesh që synon të mbulojë të gjitha aspektet e mbështetjes së nevojshme për përfituesit. Në qendër të kësaj qasjeje qëndron zbatimi i shërbimeve të personalizuara të identifikimit dhe të referimeve të rasteve, duke u siguruar që çdo grup përfituesish të marrë mbështetjen e duhur në bazë të nevojave të tyre specifike. Stafi i qendrës luan një rol kyç si pika kryesore dhe është përgjegjës për të lehtësuar aksesin në një gamë të gjerë shërbimesh dhe përfitimesh që janë dizenjuar për të përmbushur nevojat e veçanta siç janë zhvillimi i detyrave pas shkolle; klasat e prindërimit; aktivitete psiko sociale; ndihma ligjore falas; shërbimin në familje/komunitet; orientimin drejt punësimit; zhvillimi i aftësive për jetën, kampet verore etj.



Detyrat dhe përgjegjësitë:
Zhvillon dhe zbaton plane mësimore për aktivitetet e pasdites që promovojnë të nxënit, kreativitetin dhe zhvillimin social të fëmijëve.
Siguron mbikëqyrje të vazhdueshme dhe një mjedis të sigurt për fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në programin pas-shkollor.
Mbështet nxënësit me detyrat e shtëpisë dhe angazhohet në aktivitete edukative dhe argëtuese (lexim, arte, lojëra didaktike, etj).
Promovon sjellje pozitive dhe bashkëpunim midis fëmijëve.
Komunikon rregullisht me prindërit dhe koordinon me stafin tjetër për të siguruar progresin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Merr pjesë në trajnimet përkatëse dhe mbledhjet e stafit sipas nevojës.

Kualifikime dhe eksperienca e punës:
Diplomë në Shkencat e Edukimit / Natyrës;
1 – 3 vite eksperiencë pune me fëmijë në mjedise shkollore ose qendra sociale;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Ndjeshmëri ndaj diversitetit kulturor dhe përfshirjes sociale;
Aftësi të forta për të punuar me individë nga grupet e pafavorizuara;
Aftësi për të komunikuar qartë dhe me ndjeshmëri, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për përfituesit;
Aftesi per te punuar ne menyre efektive si pjese e nje ekipi;
Të kuptojë dhe të dakordësojë me misionin dhe qëllimin e Fondacionit Joscelyn, politikat e Mbrojtjes dhe të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri;
Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office.

Kohëzgjatja e kontratës

Mësuesit pritet të fillojë në Shtator 2025, me një kontratë me kohë të pjesshme për gjashtë muaj.

Dokumentat e nevojshëm për aplikim:
Jetëshkrim (CV)
Leter Motivimi

Fazat e Aplikimit
1) Dërgimi i dokumenteve të kërkuara
2) Zhvillimi i intervistës
3) Përzgjedhja

Subjektet e interesuara duhet të dërgojnë aplikimin brenda datës 28 Gusht 2025, në adresën elektronike: joscelyn.foundation@gmail.com ose edhe fizikisht në adresën: L. “Qemal Stafa”, Pallati 37/2; Kati 2 sipër tek NEPTUNI, Elbasan.
 

Attachments

  • ToR per Punesim Mesues.docx
    46.9 KB · Views: 10


Apply
Back
Top