Lezhe, ofroj vend pune Drejtues Teknik - Fabrikë Birre
- Lezhe
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Rekrutojmë për një kompani me 30 vjet përvojë në treg, që operon në industri të ndryshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t'u bashkuar me një ekip dinamik dhe për të kontribuar në industrinë e birrës. Si Drejtues Teknik, do të menaxhosh proceset teknologjike të prodhimit të birrës, duke siguruar cilësinë e lartë të produktit dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe higjienës. Ky pozicion ofron mundësinë për t'u trajnuar nga teknologë të huaj me shumë eksperiencë, duke mësuar praktikat dhe teknologjitë më të avancuara në industrinë e birrës. Do të kontribuoni gjithashtu në zhvillimin e produkteve të reja dhe përmirësimin e proceseve teknologjike.
Detyrat:
- Menaxhimi i proceseve teknologjike të prodhimit të birrës, duke siguruar efikasitetin dhe cilësinë e lartë të produktit.
- Monitorimi i cilësisë së produktit për të garantuar që çdo parti birre të plotësojë kërkesat e sigurisë dhe cilësisë.
- Pjesëmarrja në zhvillimin e produkteve të reja, duke kontribuar në përmirësimin e linjës së prodhimit dhe krijimin e produkteve inovative.
- Analiza dhe optimizimi i proceseve teknologjike për të rritur efikasitetin dhe për të ulur kostot.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe higjienës në prodhim.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ushqimore, Inxhinieri Kimike, Agronom dhe Specialist te Shendetit Publik ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 2 vjet eksperiencë në menaxhimin e proceseve të prodhimit, idealisht në industrinë e birrës.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikative.
- Përvojë në pjesëmarrje në zhvillimin e produkteve dhe përmirësimin e proceseve teknologjike.
Për të aplikuar:
Dërgoni CV-në tuaj në email: info@winwin.al, duke specifikuar pozicionin Drejtues Teknik - Fabrikë Birre, ose kontaktoni ne nr: 0674894403Apply WhatsApp