• Lezhe, ofrohet vend pune Agjent shitjesh

Lezhe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Agna Group po kërkon njerëz energjik e të vendosur, që i shohin sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh në Departamentin NonFood për zonën Laç – Lezhë.

Detyrat kryesore:

Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga departamenti dhe kompania.
Është ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.
Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.

Aftësitë dhe kualifikimet:

Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Leje drejtimi automjeti.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.

Të interesuarit të dergojne CV-te në adresen hr@agnagroup.com
Afati i aplikimeve: 27.04 2023
 


Apply
Back
Top