• Lead Generation Specialist B2B

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Jemi në kërkim të një profesionisti/eje për Lead Generation B2B, me eksperiencë në gjenerimin e kontakteve cilësore përmes kanaleve organike dhe outbound.
Ky rol nuk është i fokusuar vetëm në fushata me pagesë, por në ndërtimin e strategjive të qëndrueshme për gjenerimin e lead-eve.
Do të punoni ngushtë me ekipet e marketingut dhe shitjeve për të zhvilluar procese efikase dhe të matshme.


Përgjegjësitë

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive për gjenerimin e lead-eve B2B përmes kanaleve organike dhe outbound
  • Menaxhimi i aktivitetit në LinkedIn (profil personal, faqe kompanie, mesazhe, Sales Navigator)
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të email marketing dhe cold outreach
  • Kontribut në krijimin e përmbajtjeve që gjenerojnë konvertime (landing pages, lead magnets, flukse komunikimi)
  • Kualifikimi i kontakteve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e shitjeve
  • Monitorimi i performancës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i aktiviteteve
  • Menaxhimi dhe përditësimi i CRM dhe databazave të kontakteve

Kërkesat

  • Eksperiencë në lead generation për kompani B2B
  • Aftësi për të gjeneruar lead edhe pa përdorur reklama me pagesë
  • Njohuri praktike në:
    • Email marketing dhe cold outreach
    • Përdorimin e LinkedIn për gjenerimin e kontakteve B2B
    • Mjete për kërkim klientësh (prospecting) dhe CRM
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (komunikim i shkruar dhe verbal)
  • Mendësi e orientuar drejt rezultateve

Avantazh (jo e detyrueshme)

  • Eksperiencë me Google Ads ose Meta Ads
  • Njohuri në marketing automation
  • Eksperiencë në ndërtimin e funnel-eve B2B
 


Apply WhatsApp
Back
Top