• Lagardère Travel Retail Albania Kerkon: Indirect Purchaser Manager

Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Lagardère Travel Retail Albania

Lagardère Travel Retail Albania operon në sektorin e retail-it, duty-free, fashion dhe food services në disa lokacione. Po kërkojmë një Indirect Purchaser Manager, i cili do të mbështesë të gjitha njësitë e biznesit përmes prokurimit efikas të mallrave dhe shërbimeve jore-sale, duke siguruar kosto të optimizuara, kontrata cilësore dhe vazhdimësi operacionale.

Detyrat Kryesore
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së prokurimit indirekt në linjë me objektivat e kompanisë
  • Analizimi i shpenzimeve dhe identifikimi i mundësive për optimizim kostosh
  • Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i furnitorëve
  • Udheheqja e proceseve RFQ/RFP dhe negocimi i kushteve komerciale
  • Administrimi i kontratave dhe sigurimi i përputhshmërisë me Finance & Legal
  • Përpunimi i kërkesave të blerjes, ndjekja e porosive dhe zgjidhja e mospërputhjeve
  • Monitorimi i kostove, përgatitja e raporteve, KPI-ve dhe analizave të kursimeve
  • Përmirësimi i proceseve të prokurimit dhe trajnimi i ekipeve të brendshme

Objektivat Kryesore
  • Sigurimi i blerjeve të sakta dhe në kohë për të mbështetur operacionet
  • Reduktimi i kohës së prokurimit dhe rritja e efikasitetit
  • Bashkëpunim i ngushtë me të gjitha departamentet që kërkojnë furnizime indirekte

Profili i Kërkuar;
Eksperienca:

  • 3–5 vite në procurement, sourcing ose supply chain
  • Eksperiencë në menaxhimin e furnitorëve dhe negocimin e kontratave
Aftësi teknike:
  • Aftësi të forta negociuese dhe analitike
  • Njohuri të proceseve të prokurimit dhe përdorimit të sistemeve ERP
  • Aftësi për të menaxhuar prioritete të shumëfishta
  • Njohuri e mirë e gjuhës angleze
Aftësi ndërpersonale:
  • Integritet dhe ndershmëri profesionale
  • Komunikim i fortë dhe aftësi për menaxhimin e palëve të interesit
  • Organizim, përpikëri dhe aftësi pune nën presion

Çfarë Ofrojmë
  • Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë
  • Trajnime profesionale në fushën e prokurimit, negocimit dhe menaxhimit të furnitorëve
  • Mundësi reale zhvillimi në një ambient pune ndërkombëtar dhe dinamik
  • Ekspozim me furnitorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë
  • Potencial për avancim në karrierë brenda strukturave të Procurement & Supply Chain
  • Pjesëmarrje në projekte strategjike të optimizimit të kostove dhe përmirësimit të proceseve
Nëse ke përvojë ose pasion për prokurimin, negocimin me furnitorë, menaxhimin e kontratave dhe optimizimin e kostove, dhe dëshiron të punosh në një kompani me standarde të larta ndërkombëtare — atëherë kjo është mundësia ideale për ty!

📩 Apliko duke dërguar CV-në në:
l.asllanaj@lagardere-tr.al


📲 Ose na kontakto në WhatsApp: +355 69 80 80 033
 


Apply WhatsApp
Back
Top