• Kuzhinier/e FIER

Fier
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Eksperienca
vetem me eksperience
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Grupi BALFIN
është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Kuzhinier/e FIER
Departmenti: Departamenti Ushqimor
Vendodhja: Fier.

Përmbledhja e Pozicionit: Përgatit gatime të ndryshme duke respektuar praktikat më të mira të trajtimit të ushqimeve dhe ato higjieno-sanitare;
Kryen matje dhe peshime për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve, si dhe përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur.

Detyrat​

  • Përgatit produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas nevojave;
  • Kontrollon cilësinë e produktit para se të reklamohet në vitrinë;
  • Merr pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet;
  • Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
  • Përgatit mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;
  • Planifikon ushqimet që do të gatuhen;
  • Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
  • Pastron produktet e planifikuara për gatim;
  • Parapërgatit elementët e nevojshëm për të gatuar ushqimet planifikuara;
  • Peshon produktet e planifikuara për gatim;
  • Bën zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve
  • ushqimeve apo kërkesave të klientit;
  • Organizon punën në kuzhinë;
  • Koordinon proceset e punës të ndihmësve në kuzhinë;
  • Përzierjen produktet e duhura gjatë gatimit;
  • Rregullon temperaturën e furrat, grillave dhe pajisje të tjera gatim;
  • Kryen përgatitjen e ushqimeve për shërbim, shitje etj;
  • Kryen paketimin e ushqimeve sipas porosive;
  • Bën ruajtjen e mish, peshk dhe produkte të tjera ushqimoren në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
  • Koordinon punën me koleget për shërbim në kohe dhe me cilësi të klientit;
  • Bashkëpunon me kolegët dhe eprorët, etj.

Kërkesat:
Edukimi:
Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
  • Të ketë njohuri mbi produktet e ndryshme ushqimore;
  • Të njohë dhe aplikojë recetat e ndryshme ushqimore;
  • Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.
Aftesi të tjera:
  • Aftësi për te punuar në skuadër;
  • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Shënime​


Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, duke kontaktuar në whatsapp 0684099051 ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top