• KUPA E ITALISË - MARATONË NDESHJESH, RIKTHEHET PASIONI I FUTBOLLIT ITALIAN NË TRING SPORT

Tirane
ORioLkn.jpeg


KUPA E ITALISË - MARATONË NDESHJESH
RIKTHEHET PASIONI I FUTBOLLIT ITALIAN NË TRING SPORT

Fundjava
rikthen pasionin e futbollit italian, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve.
Kupa e Italisë, starton sonte një sezon emocionues dhe, në 8 kanalet Tring Sport, nga e premtja deri të hënën, do të transmetohen plot 16 ndeshje, që do të zbresin në fusha disa prej superskuadrave të Serie A.

9btf4Gl.jpeg


Një maratonë sportive që nis garën për trofeun që mbart me vete histori e rivalitet të përjetshëm.

Pas një sezoni që na dhuroi befasi deri në çastin e fundit të finales, po nis rrugëtimi i sezonit 2025-2026, që pritet të jetë edhe më surprizues. Jo më kot, Coppa Italia cilësohet si turneu i befasive.

pBvotqy.jpeg


Çdo ndeshje do të jetë një hap drejt një ëndrre, në një nga kompeticionet më të dashura për tifozët që mbështesin me pasion ekipet e zemrës.
Por, Kupa e Italisë nuk është thjesht trofe, është një gur me peshë dhe një objektiv të rëndësishëm në kalendarin sportiv italian, duke qenë se siguron një biletë në kompeticionet evropiane.

YAkdHC6.jpeg


Me Bolonjën si fitues në fuqi, të tjera ekipe me pikësynime të qarta do të luftojnë për të shkruar historinë e tyre, ndërkohë që “të mëdhenjtë” e Serie A, si Milan, Inter, Juventus, Roma, Napoli, do të tentojnë të shtojnë një tjetër kupë në koleksionin e çmuar.
Të gjitha ndeshjet e Coppa Italia do të transmetohen të plota të Tring, platformën sportive më të madhe në Shqipëri, si pjesë e rëndësishme e sezonit spektakolar 2025-2026, që do të jetë më madhështori që keni përjetuar ndonjëherë.

Tashmë moton e dini: Sportifikohu... me Tring!

vtBFZPJ.jpeg
 
Back
Top