• Kukës, Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë EKONOMIST-MAGAZINIER

Kompania “SALILLARI shpk”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI shpk” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
“SALILLARI shpk” shpall pozicion të lirë pune EKONOMIST – MAGAZINIER, në KUKËS

DETYRAT KRYESORE:

  • Regjistron brënda ditës të gjitha faturat e blerjes me hyrje në magazinë, në program financiar.
  • Rakordon faturën e mallit të blerë me artikujt qe vijnë fizikisht në magazinë duke mbajtur përgjegjësi për krahasimin e sasive të shënuara në faturë me sasitë e mallit fizik, dhe nëse ka diferenca plotëson proçes verbalin dhe ja drejton Shefit të Financës dhe furnitorit.
  • Kryen me përgjegjësi daljet e artikujve, për zbatimin e projekteve, duke u kujdesur për plotësimin e dokumentit në mënyrë të saktë sipas rregullave të kompanisë.
  • Përditëson në sistem të gjitha daljet e veglave të punës dhe paisjeve që do të merren për përdorim duke dokumentuar emrat përkatës si edhe destinacionet.
  • Mban nën kontroll gjëndjen minimale të magazinës për mbarëvajtjen e punës.
  • Mban përgjegjësi për dokumentimin e të gjitha lëvizjeve të artikujve të magazinës.
  • Mban përgjegjësi për sasinë e artikujve kontabël dhe fizik të cilët duhet të jenë gjithmonë të barabartë.
  • Merr pjesë në inventaret e kompanisë.
  • Merr përsipër çdo detyrë tjetër që do ti ngarkohet në varësi të nevojave urgjente të kompanisë.

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë arsim të lartë, dega Ekonomike.
  • Të ketë mbi dy vjet experiencë pune.
  • Mosha jo me shumë se 40 vjeç.
  • Të përdorë programet bazë Microsoft Office.
  • Të njohë programet financiare, Navision përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari.al, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top