• Korrier - Burger King

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Korrier | Shperndares
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

Kompania BURGER KING kërkon të punësojë në pozicionin Korrier.
Detyrat

Detyrat e punës së Korrierit, por nuk kufizohen në:

  • Të kryejë udhëtime brënda dhe jashtë territorit të Shqipërisë;
  • Ofron mbështetje teknike dhe operative për kompaninë, për zbatimin e praktikave më të mira menaxhuese të logjistikës.
  • Kujdeset për lëvizjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e materialit të cilat transportohen nga zyra në restorante dhe anasjelltas.
  • Mirëmban dokumentacionin lidhur me logjistikën duke regjistruar çdo kërkesë me qëllim të raportimit të shpenzimeve periodike.
  • Kujdeset për furnizim me material për zyrë dhe me material tjetër shpenzues në mënyrë efikase sipas kërkesave që vijnë nga administrata.
  • Bën dërgimin e dokumenteve të ndryshme të zyrës në restorantet e kompanisë ne qytete te ndryshme.
  • Kryen punë të tjera administrative sipas kërkesës.
Kualifikimet

Kandidati ynë ideal duhet të përmbushë këto kritere:

  • Minimalisht Arsim i Mesëm. Arsimi i lartë përbën avantazh;
  • 2+ vite eksperiencë të ngjashme;
  • Leje drejtimi minimalisht e kategorisë B;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • I përpiktë;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës;
  • Njohje dhe zotërim i gjuhës Angleze perben avantazh;
  • Për shkak të specifikave të pozicionit te punes kërkohet fleksibilitet në oraret e punës.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@burgerking.al ose numrit te telefonit 0697050981
Afati i fundit i aplikimit është data 9 Maj 2024
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale’’.
 


Apply WhatsApp
Back
Top