• Korce, ofroj vend pune Teknik frigoriferi (me afat)

Korce
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Teknik Frigoriferi (me afat)

Qëllimi i punës:


Përgjegjësia e këtij pozicioni është dhënia e mbështetjes teknike për frigoriferët në pikën e shitjes sa herë që është e nevojshme, për zonat e paracaktuara sipas një plani ditor


Roli dhe përgjegjësitë:

  • Riparon në kohë frigoriferët dhe impjantet ftohëse të CCBS sa herë që i kërkohet.
  • Menaxhon mirë pjesët e këmbimit për riparimin e frigoriferëve dhe impjanteve ftohes.
  • Raporton në mënyrë javore tek Manaxheri i CDO për të gjitha riparimet e bëra.
  • Riparon dhe përgatit për tregun të gjithë frigoriferët sezonal të kthyer në magazinën e CCBS.
  • Regjistron frigoriferët dhe impjantet ftohëse të reja dhe i përgatit ato për t’i shpërndarë në treg.
  • Raporton nëpërmjet sms riparimet e defekteve të frigoriferët dhe impjantet ftohëse te cilat janë raportuara nga forca e shitjes.


Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Arsim profesional në fushen elektrike.
  • Përvoja e mëparshme në të njëjtën fushë.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Të banojë në Korçë.


Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne hr@cocacola.al.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.


Cel. : +355682019291
 


Apply WhatsApp
Back
Top