• Korce, ofrohet vend pune Farmacist

Korce
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
Për një prej partnerëve tanë me zgjerimin më të madh në tregun e Farmaceutikës, po kërkojmë në qytetin e Korçës Farmacist apo Drejtues Teknik!
Përgjegjësitë Kryesore

  • Ekzekuton vendosjen e produkteve në rafte sipas rregullave të përcaktuara në manualin e punës;
  • Mban rregullin dhe pastërtinë e banakut dhe të ambientit; cakton vende të posaçme për dokumentacionet dhe pajisjet administrative; realizon pastrime të nevojshme dhe ndjek procesin e pastrimit të përgjithshëm.
  • Garanton pamjen dhe higjienën personale në përputhje me udhëzimet në manualin e punës dhe praktikat e mira të organizimit dhe funksionimit të farmacive.
  • Garanton mbylljen e akseseve (dyer / sisteme / receta / informacion) për palët e treta të pa autorizuara.
  • Garanton komunikim të qartë, të thjeshtë dhe të sjellshëm me pacientin. Sigurohet që ai / ajo ka kuptuar gjithë informacionin e dhënë.
  • Realizon, në të gjitha rastet, intervistën me pacientin, sipas udhëzimeve në manualin e punës, me qëllim që të garantojë ekzekutimin e saktë të recetës.
  • Rekomandon tek pacienti opsionet e përshtatshme për trajtim me qëllim përmbushjen e kërkesës në përputhje me politikat e shoqërisë për kujdesin ndaj pacientit.
  • Shkruan, gjithmonë, mbi etiketën ngjitëse, informacionin e dobishëm për pacientin në lidhje me dozën dhe përdorimin e barnave dhe produkteve të marra.
  • Garanton njohjen e të gjitha produkteve që ndodhen në farmaci si dhe furnitorët përkatës.
  • Kryen evidentimin e produkteve sipas datave të skadencës nëpërmjet kontrollit periodik të tyre. Informon Departamentin e Çështjeve Rregullator, në kohën më të shpejtë të mundshme, për të gjitha produktet e dyshuara si të ruajtura jashtë kushteve të praktikës së mirë për ruajtjen e barnave. Nxjerr nga raftet përkatëse dhe grumbullon në karantinën e caktuar produktet e skaduara dhe ato të dyshuara për ndryshime kimike ose fizike (në paketim primar dhe dytësor).
  • Realizon kërkesë – porositë për produkte në bazë të listës së detyrueshme (must list) për disponim në farmaci dhe porosive të pacientëve të ndryshëm. Vepron në bazë të udhëzimit dhe mbështetjes së departamentit të blerjeve.
  • Garanton njohjen e plotë të dokumentacionit të kërkuar nga autoritetet shtetërore shëndetësore dhe të tjerë, për farmacinë dhe vetë farmacistin, ndjek sigurimin e tyre për herë të parë dhe azhurnimin periodik.
  • Regjistron në sistem të gjitha furnizimet e marra gjatë ditës, bazuar tek informacioni në produkt; ruan vigjilencë për regjistrim të saktë dhe të plotë të informacionit, përfshirë të dhënat e lot-eve dhe afateve të skadencave.
  • Ekzekuton procesin e shitjeve në përputhje të plotë me të gjithë procedurën dhe udhëzimet dhe vetëm nëpërmjet e sistemit operativ të vënë në dispozicion nga shoqëria, duke përdorur vetëm kredencialet personale.
  • Garanton ruajtjen në sirtarin e caktuar të të gjitha shumave të arkëtuara ‘cash’ dhe dorëzimin e shumave sipas udhëzimit të dhënë nga Departamenti i
  • Raporton tek Drejtuesi Teknik / Menaxheri i Farmacisë, periodikisht dhe posaçërisht në lidhje me:
  • frekuentimin dhe mungesat në punë,
  • rakordime porosish, produktesh
  • rakordime financiare
  • informacion apo situata në lidhje me pacientë të caktuar

Kriteret që duhet të plotësojë:


  • Përvojë të mëparshme në shërbim pacienti.
  • Të ketë përfunduar gjithë ciklin studimor për Farmaci dhe të ketë kaluar të gjitha provimet certifikuese për titull.
  • Orientim në përdorimin e paketës MS Office dhe sistemeve për menaxhim biznesi.
  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe vigjilencë për të kuptuar ndikimin dhe pasojat e sjelljes dhe aktiviteteve tek pacientët.

N
ëse jeni të interesuar apo njihni dikë në qytetin e Korcës, i cili mund të jetë i/e interesuar për këtë pozicion, klikoni në linkun më poshtë për të vijuar me aplikimin, ose dërgoni email drejt: contact@linkednet.al.

https://linkednet.al/jobs/farmacist-drejtues-teknik/






Cel. : 355672002007
 


Apply WhatsApp
Back
Top