Korce, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh per Zonen e Korces
Korce
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Agjent shitje | Menaxhim shitje
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Ekzekutiv Shitje për Zonën e Korces
Qëllimi i punës:
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktura lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
Të veprojë si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në territorin e tij/saj.
Të koordinojë me Ekipin e Marketingut dhe klientët për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
Të sigurojë disponueshmërinë e produktit dhe të mbështesë me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
Të monitorojë realizimin e aktivitetit në terren, të adresojë menjëherë çështjet që lindin dhe të raportojë progresin dhe problematikat ditore.
Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
Të ketë dëshirë të punojë në terren.
Leje drejtimi automjeti.
Të banojë në Korce/ Pogradec.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email në hr@cocacola.al ose duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/03/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.